Historia e njerëzimit është plot me figura te shquara dhe të jashtëzakonshme. Një pjesë prej tyre kanë shkruar faqe të lavdishme të historisë botërore, të tjerë të vendeve të tyre. Por cilët janë më të dashurit? Më poshtë është një liste me dhjetë më të dashurit.
Një kërkim shkencor i Universitetit Jacobs në Bremen të Gjermanisë dhe Victoria University of Wellington (Zelandë e Re), ka tentuar të përcaktojë se cilët janë njerëzit më të famshëm, më popullorë dhe më të dashur, por edhe të kundërtit e tyre, pra ata më të urryerit. Për këtë, ata kanë bërë një sondazh me studentë të 37 shteteve të ndryshme, të cilëve ju kanë kërkuar qe te vlerësojnë nga 1 deri tek 7, ndër 40 personat që sipas një tjetër studimi rezultonin si më të njohurit. Kështu, me 1 ata duhet që të vlerësonin personin më të urryer, me katër atë neutral dhe me 7, personin më të dashur për ta.
Nga të dhënat e sondazhit, rezultoi se personi më i urryer me pikët më të ulëta ishte diktatori nazist Adolf Hitler, në vend të dytë Osama Bin Laden dhe pas tyre Saddam Husein. Por e ndërsa për personin më negativ kishte këndvështrime të ndryshme, e kundërta ndodhi me përzgjedhjen e personazheve më të dashur. Të gjithë të pyeturit ishin në një mendje për personin më të famshëm dhe më të dashur në histori.
10 – BUDA
Mësimet e themeluesit të budizmit (të lindur rreth vitit 560 p.e.s dhe që vdiq në vitin 480 para Krishtit) shprehin vlera universale të tilla si bashkëjetesa paqësore dhe respekti për të tjerët. Bazat e mësimeve të tij janë qetësia, mëshira për vuajtjet e të tjerëve dhe dashuria për të afërmit.
9 – ABRAHAM LINKOLN
Linkolni (1809-1865) është votuar për kontributin e tij themelor për heqjen e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara. Presidenti i 16 amerikan u vra nga një mbështetës i skllavërisë, i lidhur me Konfederatën e Shteteve Jugore, pas përfundimit të Luftës Civile.
8 – THOMAS EDISON
Është konsideruar babai i shpikjeve që kanë revolucionarizuar cilësinë e jetës Para së gjithave, shpikja e llambës së flaktë. Ai vuri në praktikë edhe teoritë e shpikësive të tjerë, duke përfshirë për shembull, gramafonin, për regjistrimin dhe riprodhimin e tingujve.
7 – NELSON MANDELA
Nelson Mandela (1918-2013) është simbol i luftës kundër aparteidit në Afrikën e Jugut, e cila i dha atij një burgim për 27 vjet. “Lironi Nelson Mandelën”, ishte slogani i fushatës anti-aparteidite në mbarë botën, deri kur, në vitin 1990 ai u lirua. Në vitin 1993 ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqe dhe në vitin 1994, në zgjedhjet e para multiraciale, u bë president i Afrikës së Jugut.
6 – JEZUSI
Edhe besimtarët jo të krishterë besojnë se figura e tij ka pasur një ndikim pozitiv në historinë dhe se ai përfaqëson një shembull të padiskutueshme të virtytit. Në fakt, ai është mishërim i vlerave të tilla si dashuria, bamirësia, vëllazëria, barazia, falja dhe përulësia.
5 – ISAK NJUTON
Pas Ajnshtajnit, Isak Njutoni (1642-1727) është shkencëtari më i dashur i historisë. I njohur për studimet e tij të gravitetit: ai e kuptoi se forca që mban planetët në orbitë rreth Diellit dhe Hënës rreth Tokës, është e njëjta që tërheq objektet në sipërfaqen e Tokës. Dhe ekziston një anekdotë e famshme që ai e provoi këtë gjë, pas një molle, e cila shkëputur nga një degë e kishte rënë mbi kokën e tij.
4 – MARTIN LUTER KING
Njihet për angazhimin e tij në njohjen e të drejtave të afrikano-amerikanëve, dhe si udhëheqës i luftës kundër diskriminimit racial. “Unë kam një ëndërr” fraza e Martin Luther King e përsëritur disa herë në fjalën e tij në 28 gusht 1963 në frontin e Memorialit Linkoln në Uashington është një nga thëniet më të famshme të shekullit 20. Ajo shprehte shpresën se të gjithë njerëzit duhet të konsiderohen të barabartë.
3 – MAHATMA GANDI
Njihet si një simbol i të drejtave civile dhe luftës për barazi sociale. Ai është babai i mosbindjes civile: një formë e rezistencës në masë jo të dhunshme, përmes të cilës çoi Indinë drejt pavarësisë nga shtypja e qeverisë britanike. 2 tetori, data e lindjes së tij (1869-1948), u shpall “Dita ndërkombëtare kundra dhunës” nga OKB-ja.
2 – NËNË TEREZA
Nënë Tereza e Kalkutës (1910-1997), themeluesja e Misionareve të Bamirësisë, është e njohur dhe e dashur për punën e saj të ndihmës për “më të varfërit e të varfërve”, të vuajturit dhe të përjashtuarit. Në vitin 1979 ajo mori Çmimin Nobel për Paqe; në vitin 2003 ai u shpall “E bekuar”.
1 – ALBERT AJNSHTAJN
Albert Ajnshtajn(1879-1955) është personazhi më popullor absolut. Ai është njohur universalisht si shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave dhe si një “hero” për revolucionarizimin e interpretimit modern të botës fizike me teorinë e relativitetit. Ai është i njohur në të gjithë planetin.