Armando Sadiku ka lënë gjurmën në ndeshjen e Kupës së Polonisë që skuadra e tij Legia fitoi me rezultatin e thellë 4-0 kundër Ruh Z. Bomberi elbasanas i cili u fut në fushën e lojës në minutën e 60-të duke zëvendësuar Niezgodës, realizoi pas vetëm 4 minutash në të 64-ën duke dërguar shifrat përkohësisht në 2-0.
Raundi pasardhës rezervon një tjetër kundërshtar të thjeshtë në letër për Legian që do të përballet me Druteks Bitovian, skuadër që militon në Divisionin 1.