Monday, February 6, 2023
HomePolitikëLSI e shqetësuar për shëndetësinë, thirrje Ramës: Tërhiqu kryeministër, kurseja vetes këtë...

LSI e shqetësuar për shëndetësinë, thirrje Ramës: Tërhiqu kryeministër, kurseja vetes këtë gjynah

-

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga taksa e shëndetit.

Ish-ministri i Shëndetësisë shkruan se “Në programin e punimeve të Kuvenditështë futur përsëri nga qeveria miratimi i koncesionit të pullës së barnave. Pulla aktualisht kushton vetëm 6 lekë të vjetra”.

Postimi i Petrit Vasilit 

Tërhiqu kryeministër nga taksa e shëndetit.

Në programin e punimeve të Kuvendit është futur përsëri nga qeveria miratimi i koncesionit të pullës së barnave.

Pulla aktualisht kushton vetëm 6 lekë të vjetra.
Me koncesionin, që do të miratojë qeveria, pulla do të kushtojë nga dhjetra deri mijëra herë më shtrenjtë. Thënë më thjeshtë: nga 6 lekë të vjetra mund të arrijë edhe deri në 31 mijë lekë të vjetra, pra rritje rreth 5 mijë herë.

Kjo, pasi pulla e barnave tash e tutje do kushtojë sa 2.4% të çmimit të shitjes me pakicë. Grabitje kjo që nuk është parë gjëkund.
Kjo është taksa direkte më abuzive mbi shëndetin, që do paguajnë qytetarët.
Shëndetësi falas nuk pati jo e jo, por për më zi akoma, po shtojnë dhe taksa të rënda si kjo e pullës, që i bën shqiptarët të paguajnë akoma më shumë për barnat.

Kryeminisri nga ligji i dekoratave edhe tërhiqet, por kur vjen puna te ligjet, që u hanë lekët dhe i varfërojnë qytetarët dhe pasurojnë të tjerët me koncesione, ai nuk tërhiqet kurrë.

Tërhiqu kryeministër, kurseja vetes të paktën këtë gjynah, që lidhet me shëndetin.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,698FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts