Shqipëria më 9 tetor luan ndeshjen e fundit të këtyre eliminatore në shtëpi kundër Italisë në stadiumin “Loro Boriçi” dhe që në momentin kur FSHF lajmëroi për daljen e biletave në treg ka patur një “bum” shitjesh.
Italia në këtë takim kërkon fitoren për të mbajtur sadopak gjallë shpresat për vendin e parë në grup, ndërsa Shqipëria nga ana tjetër do kërkojë të mos lëshojë terren për vendin e tretë, pozicion që i krijon lehtësi në ndarjet e radhës së grupeve në kompeticionet ndërkombëtare.
Gjithsesi këto arsye janë të vogla përpara faktit që shumë shqiptarë janë tifozë të kombëtares “axurre” dhe një mundësi për t’a parë nga afër nuk mund të humbet.