Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetEmigracioni dhe trafiqet - Shqipëria, Mali i Zi dhe Italia patrullim në...

Emigracioni dhe trafiqet – Shqipëria, Mali i Zi dhe Italia patrullim në Adriatik

-

Në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Durrës është organizuar një takim trepalësh mes drejtuesve të policive kufitare të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë(GdF).

Delegacioni shqiptar kryesohej nga Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Aida Hajnaj.

Qëllimi i takimit ishte ai i rritjes së bashkëpunimit mes të tre vendeve në fushën e kufirit dhe migracionit.

Intensifikimi i luftës ndaj trafiqeve të paligjshme në kufirin blu, por edhe në atë të gjelbër ishte një çështje që zuri një vend të veçantë gjatë bisedimeve.

Gjatë takimit u vendos për draftimin e një protokolli trepalësh për patrullimet e përbashkëta në hapësirën detare të tre vendeve në detin Adriatik, si një domosdoshmëri për rritjen e kontrollit në det.

Mes drejtuesve të policive kufitare të tre vendeve u dakordësua shkëmbimi i menjëhershëm i informacioneve në lidhje me të gjitha mjetet detare që ndryshojnë vendbazimet dhe të atyre që deklarojnë se do të lëvizin drejt njërit nga tre vendet.

Gjithashtu, u ra dakord për një shkëmbim informacionesh të menjëhershme në lidhje me imigracionin e paligjshëm.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts