Thursday, April 25, 2024
HomeKulturë “Ti më je si një gonxhe” vjen në gjuhën kineze… 

 “Ti më je si një gonxhe” vjen në gjuhën kineze… 

-

 

Mos u habisni! Kënga “Ti më çel si një gonxhe” është mjaft e njohur edhe në Kinë. Konica.al, iu sjell një version të kësaj kënge të kënduar gjatë mbrëmjes së djeshme ekskluzivisht për ju.

Në internet, mund të gjeni edhe versionin karaoke të saj, por edhe e kënduar nga shumë artistë kinezë. Kështu, përveç filmave të realizimit socialist, kinezët adhurojnë edhe këngët e vjetra shqipe, – ashtu siç është edhe kjo këngë e vjetër shkodrane, që në gjuhën kineze tingëllon “Han bao yu, fang de hua” (含苞欲放的花), ndërsa në shqip: “Ti më je si një gonxhe“.

Kënga u këndua nga një grup vajzash shqiptare dhe u mirëprit me duartrokitje të zjarrta nga të pranishmit e mbledhur në kuadër të 68-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, ku Ambasada e R.P. të Kinës në Tiranë, organizoi të premten pasdite në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, një pritje zyrtare.

Në këtë aktivitet, ishin të pranishëm Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, zv/kryeministrja Senida Mesi, deputetë, personalitete të tjera nga fusha të ndryshme, të artit dhe gazetarisë, etj. Ceremonia filloi me promovimin e librit në gjuhën shqipe, të Presidentit të Kinës Xi Jinping, “Qeverisja e Kinës”.

https://youtu.be/8TIT7JRArZs

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts