Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëBasha ironi me Ramën: Ndaje mendjen, o me bandat ose me drejtësinë

Basha ironi me Ramën: Ndaje mendjen, o me bandat ose me drejtësinë

-

 Kryetari i Partisë Demokratik, Lulzim Basha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama lidhur me implikimin e këtij të fundit me bandat e Elbasanit, Durrës, Vlorës apo Lezhës.

Në një mesazh në faqen e tij të “Facebook’-ut Basha me ironi shkruan se Rama duhet të ndajë mendjen, pasi sipas tij nuk mund të jetë edhe me bandat edhe me drejtësinë.

MESAZHI I BASHËS
Edi Rama duhet të ndajë mendjen, nuk mund të jetë edhe me bandat edhe me drejtësinë. Nuk mund të jetë edhe mbrojtësi dhe përfituesi i bandës së Elbasanit, bandave të Durrësit, bandave të Vlorës, bandave të Shkodrës dhe të Lezhes, dhe nga ana tjetër të na dalë si kampioni i drejtësisë. Të dyja nuk rrinë në një vend. O me bandat, o me drejtësinë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts