Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëI mbylli mikrofonin Berishës, ish-ministri i PD: Ja nga buron arroganca e...

I mbylli mikrofonin Berishës, ish-ministri i PD: Ja nga buron arroganca e Ruçit dhe qeverisë Rama

-

Publicisti Besnik Mustafaj ka bërë sot një analizë rreth debateve në parlament. I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, Mustafaj tha se Ruçi është treguar arrogant duke i mbyllur mikrofonin ish-kryeministrit Sali Berisha në parlament ditën e sotme.

Ai tha se qeveria ka arritur në një farë vetëbesimi, sigurie dhe arrogance për shkak të numrit të madh të mandateve që ka, shkruan BalkanWeb.

“Ky i sotmi nuk më duket një tension i veçantë,  tension krijohet kur ka replika nga të dyja krahët. Nuk më pëlqen t’i dramatizoj. Mbyllja e mikrofonit të Berishës nga ana e Ruçit ishte arrogancë, se ka pasur shumë raste kur fjalimet zgjasin më shumë. Koha 3 minuta, zgjatja e saj ndodh edhe në parlamentin më të disiplinuar në botë, atë anglez. Arroganca, vetëbësimi dhe siguria që kanë reflektohet nga numri i madh i mandatave,” tha Mustafaj.

Publicisti gjithashtu ka dhënë mendimin e tij në lidhje me kërkesat që Rama i bën opozitës duke i thënë mos dilni jashtë shtetit duke sharë Shqipërinë, shkruan BalkanWeb.

“Debati më i mirë ishte ai mes kryeministrit dhe kryetarit të opozitës për këtë cështje. Rama ka kërkuar prej kohësh që opozita të mos shajë Shqipërinë jashtë. Ai me këtë taktikë përpiqet ta zhvleftësojë rolin e opozitës. Edhe diplomatët shqiptarë me ato të BE-së, duhet të flasin me realizëm për problematikat që ka vendi. Basha ka të drejtë kur thotë se imazhin e Shqipërisë e prish qeveria dhe jo opozita,” tha Mustafaj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts