Saturday, April 27, 2024
HomePolitikëDeputeti demokrat akuza Ramës: Qeveria jote, ilegjitime. Je peng i bandave që...

Deputeti demokrat akuza Ramës: Qeveria jote, ilegjitime. Je peng i bandave që të blenë votat

-

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mbështetje të bandave. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat tha se kreu i mazhorancës duhet të vërtetojë se qeveria e tij është legjitime, dhe nuk ka ardhur nga blerja e votave më 25 qershor.

 

 

Duke shprehur shqetësimin për sigurinë në vend, Spaho tha se kryeministri Rama nuk po i lufton bandat, pasi ka mbetur peng i tyre.

“Duhet të tregoni se qeveria juaj është legjitime. Vetëm ditën e zgjedhjeve kanë dalë mbi 10 milionë euro në qarkullim. Ku kanë shkuar këto para. Vërtetoni që nuk janë përdorur për zgjedhjet, dhe ne do t’ju besojmë. Por me zgjedhjet e 25 qershorit 2017 u bë masakër. Janë bandat që ju ndihmuan të vinit në pushtet dhe tani ju nuk guxoni t’i luftoni. Bandat e Elbasanit kanë mbështetje politike, mbështetjen e kryetarit të bashkisë. Dhe qëllimi ynë është që të bëhet reforma në drejtësi, dhe të mos lejohet më blerja e votës. Por ju shtyni reformën zgjedhore, e në fund thoni ‘s’ka kohë’. Ju jeni kryetar i një qeverie ilegjitime, që ka ardhur me votë të vjedhur. Jeni peng i bandave, të atyre që të sollën në pushtet, prandaj nuk guxon t’i sulmosh dhe t’i tregosh vendin”, u shpreh deputeti Spaho.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts