Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ka dhënë një këshillë në distancë politikanit nga Kosova, Albin Kurtit pas kritikave të këtij të fundit për kryeministrin Edi Rama në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur kundër qasjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama lidhur me demarkacionin me Malin e Zi. Ndërsa Rama iu përgjigj duke thënë se ai nuk fal as detin dhe as tokën.
STATUSI I PLOTE
Albin Kurti është gjithmonë racional dhe i drejtpërdrejtë, por lodhet kot që i drejtohet këtij kryeministrit të Shqipërisë për kufijtë e Kosovës.
Se ky kryeministri i Shqipërisë kur betohet dhe i thotë Albinit që medemek s’fal as detin, ka vetëm një gjë në kokë.
I dashur Albin, kryeministri ynë gjithë tokën ia ka falur mbjelljes së drogës, ndërsa detin bën sikur nuk e fal, se aty nuk mbillet drogë. Kaq e thjeshtë është.