Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas mesazhit që Ambasadori amerikan Donal Lu dha për të rinjtë në një takim me ta në Rrëshen.
Ambasadori theksoi se: “Ju jeni te rinj. E ardhmja juaj është në Shqipëri dhe e ardhmja e Shqipërisë është tek ju.” Basha tha se Ambasadori ka të drejtë, Kështu funksionon demokracia teksa u ndal edhe te përgjigja për pyetjen që çdo shqiptar duhet t’i bëjë qeverisë.
REAGIMI I PLOTE
Ambasadori ka të drejtë në mesazhin për të rinjtë: ”Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia. Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju.”
Ndërsa përgjigja për pyetjen që çdo shqiptar duhet t’i bëjë qeverisë, kur ajo refuzon të paguajë librat shkollorë nga buxheti, është e thjeshtë: Vetëm për gjysmën e parë të vitit, qeveria shpenzoi:
1. Për bileta/udhëtime rreth 2 milionë dolllarë.
2. Për Orendi/rikonstruksion zyrash: rreth 14 milionë dollarë.
Kaq pará janë të mjaftueshme për të siguruar librat shkollorë për të gjithë nxënësit e Shqipërisë. Ashtu sic ka premtuar, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend propozimin për të financuar nga Buxheti librat e shkollës për të gjithë fëmijët e Shqipërisë.