Mësues dhe nxënës të disa shkollave në Zadrimë të Lezhës pastruan mbetjet e grumbulluara prej kohësh në rrugët dhe lagjet e fshatrave, një nismë kjo e zhvilluar nën moton “Zadrimë të dua të pastër”. Arsimtarët thonë se qëllimi i aksionit është edukimi i nxënësve me dashurinë për një mjedis të pastër e të mirëmbajtur.
Me moton “Zadrime të Dua të Pastër” nxënësit dhe mësuesit e disa shkollave të zonës kanë ndërmarrë pastrimin e të gjitha mbetjeve që ishin grumbulluar prej kohesh nëpër rruget dhe lagjet e disa fshatrave.
Drejtori i Shkolles “Gjovalin Gjadri”, Hasan Muça, tha se qëllimi i kësaj nisme është për të edukuar tek nxënësit dashurinë për një mjedis të paster.
Krahas procesit mësimor nxënësit dhe mësuesit në shkollat e Zadrimes janë bërë në vazhdimësi pjese e nismave me ndikim pozitiv në komunitet.