Sunday, December 8, 2024
HomeUncategorizedPD-LSI skeptike për kërkesën e mazhorancës për tryezen e integrimit

PD-LSI skeptike për kërkesën e mazhorancës për tryezen e integrimit

-

Dy forcat politike kryesore e opozitare  Partia Demokratike  dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e shohin me skepticizëm kërkesën e mazhorancës për një tryeze me pjesëmarrjen e  kryetarëve të partive për procesin e integrimit. Ish Ministrja Klajda Gjosha, thote se LSI është e gatshme për çdo tryeze që i shërben integrimit, por ajo kjo qeveri e ka të vështirë të flasë pasi  këtë çështje nuk e përfshiu në programin e saj.

Gjosha: Çfarëdolloj tyreze që të kërkohet për integrimin patjetër që LSI është e gatshme për tu ulur dhe diskutuar, por besoj se integrimi  në këtë qeveri është vështirë të diskutohet në tyreza, përsa kohë program ii qeverisë e kishte faqen bosh kur diskutohej për integrimin. Kështu që e kam pak të vështirë që nisma të tilla mund të kenë ndonjë rezultat.

Ndërsa deputetja e Partise Demokratike Jorida Tabaku, thote se kërkesa e socialsitëve  është propogande,  pasi tashmë egzistojnë  siç argumenton ajo instrumentat për të diskutuar mbi integrimin.

Tabaku: Çështja është tek vullneti i mirë që këto instrumenta ti përdorim në të mirë të integrimit dhe jo në kuadër të demagogjisë dhe propagandës. Është e nevojshme që palët të shprehin vullnetin e tyre të mirë duke marrë masa konkrete dhe duke ndërmarrë reforma konkrete.

Klajda Gjosha e Levizjes Socislite per Integrim, thote se përpara se të iniciohen nisma të reja për integrimin kjo mazhorancë duhet  të mos pengehojë reformat bazë që janë nisur për këtë proces.

Gjosha: Reforma në drejtësi dhe vettingu që janë kushtet kryesore për celjen e negociatave. Nuk është çështja të krijojmë nisma të reja apo ta bëjmë integrimin çështje kombëtare e cila është tashmë prioritare. Rëndësia më madhore është që mos pengojmë reformat kyce për integrimin ne BE.

Ndersa Jorida Tabaku thekson se mazhoranca socialiste propagandon pasi po behen  hapa pas në plotesimin e prioriteteve.

Tabaku: Sot po ndodh që e gjithë administrata publike, pavarësisht faktit kanë apo jo status të nëpunësit civil dëgjojmë që do ti nënshtrohen punësimeve partiake. Qeveria shqiptare është duke u renditur ndër qeveritë që bën pjesë në atë grup vendesh ku krimi ulet këmbëkryq me qeverinëk, ku droga dhe kanabisi kanë kaluar përmasat e një fenomeni lokal. Së fundi reforma në drejtësi ka ndodhur që qeveria shqiptare ka ndryshuar strukturën e organeve të vettingut dhe tre organet e vettingut i ka zhveshur nga buxheti. 

Në mbledhjen e fundit të konferencës së kryetarëve, kreu i deputetëve të PS Taulant Balla rikërkoi një tryezë të nivelit të lartë politik me qëllim realizimin e detyrimeve për integrimin e Shqipërisë në BE.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts