Friday, March 29, 2024
HomeAktualitet“Katër klane drejtojnë krimin në Shqipëri”

“Katër klane drejtojnë krimin në Shqipëri”

-

Ambasadori i SHBA-së Donald Lu, ka bërë sot një deklaratë të fortë. Duke folur në 20 vjetorin e Shkollës së Magjistraturës ambasadori Lu ka hedhur akuza të forta, se janë “katër klane që drejtonte 20 familje të cilat kontrollojnë krimin në Shqipëri”.

Donald Lu ka përmendur emrat e tyre: “Emiljano Shullazi thuhet se vijon të bëjë trafik droge nga qelia. Luli Berisha u lirua gabimisht më herët nga zyrtarët e burgut. Klemend Balili ia ka dalë prej 18 muajsh t’i shpëtojë drejtësisë”, tha ai.

“Në këtë sallë ka dy grupe. Një grup me shumë përvojë grupi i parë, po për mua grupi i dytë e më i rëndësishëm janë të rinjtë me shpresë e optimizëm për të ardhmen e Shqipërisë. Vettingu fillon javen qe vjen. Shqiptaret duhet te jene krenarë qe larguan kriminelet nga Parlamenti. Ai i 2017 është me i mire se i 2013. Lufta kunder krimit te organizuar; derisa peshqit e medhenj te futen ne burg kanabisi do kthehet serish. Kater klane kryesore drejtojnë 20 familje kriminale shqiptare qe dominojnë aktivitetet kriminale. Emiljano Shullazi është një nga këta grupe kriminale. Lulzim Berisha, i cili u lirua gabimisht. Element Balili i shpëtoi drejtësisë për 18 muaj. Ka shumë Shullazë, Lul Berisha e Klement Balili në Shqipëri”,-u shpreh ambasadori Lu.

Vlahutin: SPAK do gjurmojë shumë paligjshmëri

Nga ana e saj, ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, tha se do të mbështesë çdo institucion që do të luftojë korrupsionin. Vlahutin deklaroi se Shqipëria është në prag të një sistemi të ri gjyqësor dhe në muajt në vijim do të bëhet dhe Vettingu.

Më tej, diplomatja theksoi se institucionet e reja dhe SPAK do duhet të gjurmojnë shumë paligjshmëri, duke shtuar se sistemi po çalon te viktimat e dhunës, duke risjellë dhe njëherë në vëmendje rastin e gjyqtares Fildeze Hafizi, që u vra mizorisht nga ish-bashkëshorti.

“Ne si BE do bëjmë çmos për të përkrahur atë që shqiptarët presin, do mbështesim çdo institucion, që do luftojë korrupsionin. Dy dekadat e një epoke të edukimit juridik, kjo nuk ka qenë një punë e lehtë. Shqipëria është në prag të një sistemi të ri gjyqësor. Në muajt në vazhdim do të bëhet Vettingu. Kjo është shumë e rëndësishme për njerëzit e Shqipërisë, por edhe jashtë. Institucionet e reja dhe SPAK do duhet të gjurmojnë shumë paligjshmëri. Do luftojmë korrupsionin dhe godasim paligjshmëritë. Sistemi po çalon te viktimat e dhunës në familje si gjyqtarja Fildeze Hafizi. Magjistratët janë e ardhmja e këtij kombi”, u shpreh Vlahutin.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts