Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëÇuçi e Bylykbashi bashkëkryetarë të Komisionit për Reformën Zgjedhore 

Çuçi e Bylykbashi bashkëkryetarë të Komisionit për Reformën Zgjedhore 

-

Bledi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi do të bashkëdrejtojnë Komisionin për Reformën Zgjedhore.

Të enjtën pritet që kërkesa për ngritjen e komsionit të votohet në kuvend, ndërsa burimet i thanë Ora News  se  Partia Demokratike do të kërkojë në mbledhjen e Konferencës së Kryetareve, që komisoni bipartizan të ketë 18 anëtar gjithesej, 9 anëtar mazhoranca  dhe  9 anëtar opozita.

Pritet që  demokratët  të propozojnë për anëtarë edhe 4 aleatët, ndërsa nuk dihet sa vende do të marrë  LSI si forcë e dytë më e madhe në opozitë.

Ndekohë  Partia Socialiste ende  nuk ka vendosur  nëse do e pranojnë një formulë të tillë që demokratat pretendojnë.

Reforma zgjedhore do të jetë konsnensuale kjo dhe për faktin se do të drejtohet me bashkryetarë të cilët kanë dhe të drejtën e vetos, çka lë të kuptohet se pa miratimin e dy forcave politike  kryesore komisioni nuk mund të marrë asnjë vendim.

Çështjet më të debatueshme për këtë reformë pritet të jetë votimi dhe numërimi elektronik, por dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts