Thursday, March 28, 2024
HomeKulturëLetra publike e profesor Peter Morgan në mbrojtje të Ismail Kadaresë për...

Letra publike e profesor Peter Morgan në mbrojtje të Ismail Kadaresë për marrjen e çmimit Nobel

-

Ismail Kadare dhe Letërsia Botërore.

Kontakti im i parë me punën e Ismail Kadaresë, dhe pas saj, edhe me historinë e Shqipërisë dhe literaturën që ky vend ka, ka ndodhur rreth viteve 1994, kohë kur zbulova “Pallatin e Ëndrrave”, i cili sapo ishte botuar në gjuhën angleze.

U habita nga cilësia e jashtëzakonshme që kjo punë kishte, me një prezantim të gradëve shumë të larta të aspekteve të identitetit shqiptar në kontekstin e një novele politike të shekullit XX në Evropë.

Pas përfshirjes së saj në kurrikulën e kurseve të mia të Studimeve Evropiane në Universitetin e Australisë Perëndimore, fillova që të bëja kërkime edhe më të detajuara në novela rreth autorit të saj dhe përgatitjes së tij socio-politike dhe historike.

Kjo më çoi sigurisht në punë të tjera që Kadare ka realizuar dhe së fundi arrita që të hyja sadopak edhe tek vetë njeriu, jo vetëm tek shkrimtari. Kur më në fund arrita që të takoja Ismail Kadarenë, në nëntor të vitit 2004, pashë një njeri që ishte shumë i shqetësuar me Shqipërinë, historinë e saj të kohëve të fundit, dhe futjen e saj në Evropë dhe botën post-komuniste.

Në librin tim të studimit të Kadaresë gjatë viteve 1957-1990 dhe duke lexuar artikujt substancial dhe kapitujt që flisnin rreth jetës së autorit dhe punën e tij që nga rënia e regjimit dhe gjatë kohës së post-komunizmit, kam arritur të mbuloj gjerësinë dhe gamën e plotë të veprave letrare dhe eseiste të Ismail Kadaresë. (Ismail Kadare: The Writer and the Dictatorship, 1957-1990. London, Oxford: Legenda, 2010).

Për Kadarenë: Në “Shkrimtari dhe Komunizmi” unë prezantova udhëtimin e shkrimtarit që nga rinia, kur janë shijuar frytet e para të modernizimit të komunizmit për shkrimtarin dinak, sfidues dhe vetëdyshues deri në fundin e diktaturës.

Analizat historike dhe letrare nxjerrin në pah punën e Kadaresë për të prezantuar një sfidë me një mendje të vetme dhe koherente të diktaturës nga “Qyteti pa Shenjë” në vitin 1959  deri tek “Hija dhe Piramida” në fund të viteve 1980. Studimi im është fokusuar në problemin e të shkruajturit nën diktaturën e Stalinit, që ka mbijetuar pa u prekur deri në fillim të viteve 1990.

As post-totalitarizmi apo disidenca ishte e mundur në një ambient të vetëm politik dhe social-kulturor. Unë isha i interesuar që të zbuloja se si një shkrimtar i kalibrit të Kadaresë ka arritur të mbijetojë nga koha e komunizmit pa u prekur fare.

Në fakt, zbulova që shkrimtari, i cili ka përdorur gjenialitetin e tij për të mbijetuar, është kthyer në zërin e Shqipërisë gjatë dekadave të pasluftës.

Në kohën që arrita të mbaroja volumin e parë rreth jetës dhe punës së Ismail Kadaresë, u binda plotësisht se ai ishte një gjeni i letërsisë në kontekstin e socializmit të Evropës lindore, ashtu edhe një figurë që nuk bëri kurrë kompromis, pavarësisht gjendjes politike.

Unë besoj se libri im mban brenda vetes dokumentacion të detajuar dhe mbështetje për çmimin Nobel në Letërsi, që Kadare me forcë e meriton. Ismail Kadare mbetet akoma i vetmi shkrimtar shqiptar i njohur jashtë kufijve të shtetit të tij.

Si zëri i një alternative të një Shqipërie më të mirë se ajo nën regjimin socialist, ai i ofroi bashkëkombësve të tij një nga burimet më të pashtershme të shpresës për ndryshim.

Ai ka qenë shumë i dhënë pas gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit kombëtar, ai besoi në idealet e humanistëve evropianë dhe për këtë gjë u sulmua, duke filluar me modelin komunist të modernizimit në vendin e tij ende të prapambetur, si nga ana sociale ashtu edhe ekonomike.

Në të njëjtën kohë ai ndërtoi një bazë në Francë në shtëpinë e tij të zgjedhur intelektuale në Perëndim. Me një vetëdije të thellë për nevojat e shqiptarëve për të marrë pjesë në modernitetin evropian, ai gjithsesi arriti të kundërshtonte thellësisht idenë e sistemit diktatorial.

Si në kundërhelm ndaj këtij fakti, punët e tij prezantuan në mënyrë të fuqishme forcën pozitive që mbante brenda për identifikimin etnik.

“Shkrimtari dhe diktatura” është një libër me qëllim të fortë për të shkruar për Ismail Kadarenë: Shkrimtari dhe Diktatura ishte për t’ia sjellë punën e Kadaresë një audience më të gjerë, duke shpjeguar gjithashtu se si ai jetoi dhe shkroi në ambientin e Shqipërisë staliniste, që arriti të manaxhonte krijimin e një pune letrare të mrekullueshme dhe arriti të mbijetonte pa kompromis në një ambient kërcënues për një shkrimtar dhe intelektual të këtij niveli.

Kadare arriti gjithashtu të manaxhonte, pavarësisht gjithçkaje, mishërimin e zërin e një Shqipërie të shtypur gjatë modernizimit socialist.

Kapitulli i parë i librit jep një prezantim të aspekteve kryesore të historisë dhe kulturës shqiptare, një material që është pak i njohur jashtë territorit të vendit dhe që është shumë i rëndësishëm nëse ne duam me të vërtetë që të kuptojmë mënyrën e të shkruarit të Kadaresë.

Ndërsa kapitujt pasardhës prezantojnë punën e Kadaresë në kontekstin e Shqipërisë socialiste. Referenca është bazuar në punë autobiografike të viteve 1990, veçanërisht tek “Pesha e Kryqit”, për të arritur kështu një lexim të detajuar të kontekstit social-politik dhe intelektual në të cilin Kadare ka shkruar dhe që arriti të përcaktojë nuancat e gjuhës së tij aesopiane.

Analiza letrare janë bërë nga një sërë veprash të Kadaresë të shkruara nën regjimin socialist, për të demonstruar thellësinë, kompleksitetin dhe vlerën e veprave individuale për një audiencë ndërkombëtare.

Një nga kritikat më të mëdha që i bëhen Kadaresë është që ai ka shkruar në mënyrë që të akomodojë ndryshimet e politikës merkuriale të regjimit. Studimet e mia demonstrojnë se ky nuk qenë fare qëllimi.

Shkrimi i Kadaresë gjatë dyzetë e pesë viteve të diktaturës ka qenë jashtëzakonisht koherent në termat e temave të kohës dhe në fokus kanë qenë aspektet e jetës shqiptare. Ai nuk ndërroi drejtim në përgjigje të kërkesave që regjimi kishte.

Theksi është vënë në gjurmimin e zhvillimit tematik të veprave të Kadaresë gjatë periudhës së diktaturës, me qëllim të tregimit se si në këtë mjedis unik shkrimtari e mbajti të vërtetën treguese vazhdimisht gjatë dekadave të jetës së tij të shkrimit.

E vërteta për Kadarenë qëndron në prezantimin e një realiteti shqiptar, i cili nuk ishte pjesë e ideologjisë së krijimit të regjimit të kohës.

Nga lista e gjatë e novelave, eseve, historive dhe poemave të Kadaresë, studimi im përzgjedh ato karakteristika demonstruese dhe aspekte të rëndësishme që tregojnë gjenialitetin e shkrimtarit.

Disa vepra, si “Koncerti”, dihet mirë se nuk janë të mbuluara në detaje. Disa punime të bëra më herët dhe të njohura më pak si “Qyteti pa Shenjë” ose “Përbindëshi”, i kanë dhënë një vëmendje të konsiderueshme që nga momenti që janë prezantuar si tema, të cilat do të mund të zhvilloheshin në tri dekadat e fundit dhe që do të prezantonin patjetër koherencën dhe fuqinë e zërit të autorit kundër një armiku të vetëm, socializmit.

“Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” dhe kryevepra gjysmë-autobiografi “Kronikë në Gur”, prezantojnë një stad shumë të rëndësishëm në periudhën kur autori kërkonte të kuptonte veten, kulturën dhe shoqërinë, që kalonin mes alegorive historike të fundviteve 1970, siç do ishte edhe “Ura me tri harqe”, e cila do çonte në krijimin e një kryevepre tjetër “Pallati i Ëndrrave”.

“Hija” prezanton një nga veprat e Kadaresë me më shumë ndjenjë të kërkimit të shpirtit të tij të humbur dhe një analizë private, e vetë shkrimtarit. Në esenë “Aksilli ose Humbja e Madhe” , na sjell bashkë temën e një jetë në të shkruar në studimin e letërsisë, historisë dhe vetë kombit.

Punët e Kadaresë janë publikuar në kohën e zhvillimit më të madh komunist në disa forma dhe formate, punë të ndryshme mbetën dorëshkrime ose histori shumë të shkurtra që ishin shqetësuese, duheshin rishikuar, konfiskuar, riformuluar dhe kaluar nëpër filtrat e komenteve dhe rishikimit, dhe janë përkthyer dhe botuar brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Kalimi nuk ishte në asnjë mënyrë i sigurt. Kontroversja në poemën “Pashai i kuq” zbulon masën në të cilën tekstet ishin të prekshme në një mjedis të sekretit, sekuestrimit dhe konfiskimit.

Në një ambient ku të gjitha format e riprodhimit mekanik ishin nën ruajtje të rreptë, Kadare nuk mundte gjithmonë që të mbante nga një kopje të punës së tij. Ai ka thënë se dorëshkrimi i poemës “Pashai i kuq” është zhdukur.

Disa e kanë vendosur edhe në dyshim këtë gjë duke thënë se ndoshta nuk ka ekzistuar kurrë. Por që arriti të zbulohet në kutitë e Arkivit Kombëtar të Shqipërisë nga drejtori i atëhershëm Shaban Sinani në vitin 2002.

Punë të tjera, siç ishte dhe novela “Hija” janë eksportuar jashtë vendit në mënyrë që të mbahej e sigurt.

Ndërkohë që Kadare na jep një kronologji shumë të detajuar, koherente dhe bindëse të shkrimit të tij në intervistat që do të pasonin di edhe në ftesën që iu bë në “Studion e Shkrimtarëve” dhe në marrjen e çmimit “Pesha e kryqit”, ta bëjnë ndonjëherë shumë të vështirë mendosh se ku e gjen kohën që të shkruajë dorëshkrime, sidomos gjatë periudhës të mesviteve 1960 deri në fund të viteve 1970.

Kërkimet për këtë volum përfshinin jo vetëm leximin e kujdesshëm të vetë teksteve, por edhe historinë e detajuar dhe analiza sociale të bazuara në intervistat me persona të ndryshëm.

Ndërsa kujtesa e diktaturave të Evropës Lindore zbehet, ne duhet të përpiqemi të krijojmë në mendjet tona mjediset specifike të zërit kundërshtues. Kadare shprehu kundërshtimin e tij përmes letërsisë, jo doktrinës apo ideologjisë.

Ai shprehu sfidë përmes përfaqësimit të zymtësisë së jetës së përditshme nën socializmin dhe përmes evokimit të fuqishëm të një Shqipërie më antike dhe më të qëndrueshme sesa Shqipëria e re e Enver Hoxhës.

Ai me këmbëngulje refuzoi të dorëzonte gjuhën dhe identitetin e tij ose të detyrohej në mërgim. Por që pagoi shumë shtrenjtë për këtë refuzim. Si një shkrim që ka punuar në mjedisin Stalinist, Kadare prezanton përfundimin e historisë së letërsisë socialiste evropiane të shekullitXX.

Për më tepër Kadare ka vazhduar që të shkruajë dhe të mbrojë me kurajo shumë të madhe politikat dhe fatin e vendit të tij të vogël që nga momenti i rënies së komunizmit. Kjo vetëm e bën atë një shkrimtar të veçantisë së jashtëzakonshme mes kolegëve të tij.

Pak nga shkrimtarët e mëdhenj në diktaturat socialiste të Evropës Lindore mbijetuan si shkrimtarë në periudhën postkomuniste. Ndryshimet ishin të papritura dhe shumë të thella. Në rastin e Kadaresë, gjithsesi, kohëzgjatja e angazhimit të tij për çështjen shqiptare nuk përfundoi me fundin diktaturës.

Për gati tri dekada ai ka vazhduar të shkruajë dhe të reflektojë mbi të tashmen e kombit në prag të të kaluarës së tij komuniste në një seri romanesh dhe esesh. Unë jam aktualisht në punë në Vëllimin Dy të Ismail Kadaresë, që mbulon periudhën postkomuniste.

Disa kapituj tashmë janë publikuar në një artikull të ndarë nga kapitujt në volume të edituara tashmë. Fokusi në vitet e socializmit nën pushtetin e Enver Hoxhës, i cili përcaktoi zgjedhjen e punës për studim në volumin e parë.

Veprat që kanë të bëjnë kryesisht me gjenezën e tyre, ose ngjarjet në Kosovë dhe që kanë të bëjnë me identitetin kosovar (siç është dhe Procesi i martesës i kthyer në akull, Dosja e H., dhe Tri elegjitë e Kosovës), me përjashtim të Pallatit të Ëndrrave, që ishte jashtë fushëveprimit të vëllimit të parë dhe që është i mbuluar në detaje në vëllimin e dytë.

Në këtë volum unë gjithashtu mbulova edhe novelat nga koha e post-komunizmit që kalonin deri në të tashmen, siç ishte edhe Shpirti, Jeta, Loja dhe jeta e Lul Muzrek, Rënia e Qytetit të Gurit, Requiem për Linda B, Aksidenti, Kukulla dhe debati rreth origjinës evropiane të shqiparëve tek Konflikti:

Shqipëria përballë vetvetes (dhe polemika me intelektualin kosovar, Rexhep Qosja), esetë e gjata letrare në figurat e Dantes, Hamletit dhe Cervantesit, përdorimi i mitologjisë greke në mjediset shqiptare të veprave të tilla si historitë e “Ptolemeut”, loja “Një kohë e keqe në Olimp”, novela “Vajza e Agamemnonit”, evolumini i Kanunit dhe zakonet tradicionale socio-ligjore shqiptare në punë të ndryshme, siç ishin veprat “Prilli i thyer”, “Lulet e verës”, “Pylli pranverës”.

Punët e Kadaresë janë njohur jashtë Shqipërisë fillimisht në Francë dhe së fundi është edhe përkthimi në gjermanisht dhe anglisht. Relativisht pak shkrimtarë gëzojnë një lexues botëror të përgatitur në gjuhën e tyre amtare.

Madje figura të mëdha si Sofokliu, Dantja, Shekspiri dhe Dostojevski lexohen kryesisht në përkthim në të gjithë botën. Shkrimtarët më pak të njohur, ose ata nga gjuhët e vogla, janë pak a shumë të varur nga përkthimet për qasje në një audiencë globale.

Hesse, Pasternak, Andrić, Kazantzakis, Mishima, dhe më së fundmi Gao Xinjian, Kish, Grass, Kundera dhe Nádas, për të përmendur disa, kanë arritur një lexues botëror përmes përkthimit.

Në një epokë të dominimit në rritje të gjuhës angleze si gjuhë e komunikimit global dhe në mjediset anglo-amerikane në të cilat studimi i gjuhëve të huaja po zvogëlohet, përkthimet janë bërë vendimtare në sjelljen e zërave të grupeve të vogla kulturore dhe gjuhësore në botë.

Gjatë pesë viteve të fundit përkthimi është kthyer në fokusin e studimeve krahasuese letrare në njohjen e rëndësisë së saj të re në mjediset e tanishme globale. Si shkrimtar shqiptar, nuk është e habitshme që Ismail Kadare ishte i vetëdijshëm për çështjen e gjuhës.

Ai e dinte se lexuesit joshqiptarë do të vinin në punën e tij nëpërmjet përkthimit dhe do të merrnin një rol aktiv në punën me përkthyesit e tij francezë. Falë Ismail Kadaresë, letërsia shqiptare ka ardhur në vëmendje të evropianëve dhe botës, por relativisht pak dihet për Shqipërinë, popullin e saj dhe të kaluarën e saj.

Ismail Kadare vazhdon të shkruajë, të flasë si një dëshmitar i realizmit socialist dhe të prezantojë shtetin dhe shtëpinë e tij në Evropë dhe në gjithë botën.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts