Tuesday, January 31, 2023
HomeSportPanucci: Duam të bëjmë historinë, lojtarët të luftojnë 95 minuta ndryshe të...

Panucci: Duam të bëjmë historinë, lojtarët të luftojnë 95 minuta ndryshe të ndërrojnë profesion

-

 

Christian Panucci, trajneri i kombëtares shqiptare, në intervistën e fundit para ndeshjes me Spanjën ka folur për objektivat që Shqipëria ka në këtë takim. Italiani tregon se në një sfidë të tillë lojtarët e tij duhet të luftojnë për 95 minuta, e nëse diçka e tillë nuk ndodh, atëherë më mirë të ndërrojnë profesion.
Çfarë ndeshjeje prisni nesër?

Pres një ndeshje serioze dhe nuk kemi ardhur këtu për të qenë viktima e Spanjës. E respektojmë Spanjën dhe do tregojmë seriozitet ndaj saj. Spanja ka një ekip shumë të mirë dhe shumë të madh. Duam t’i hapim sa më shumë punë Spanjës.

A keni emocione që riktheheni në Spanjë?

Rikthehem pas shumë vitesh në Spanjë, por nuk kam asnjë emocion të veçantë. Mendjen e kam vetëm te skuadra ime dhe tek lojtarët e mi.

Çfarë u keni sugjeruar lojtarëve tuaj për këtë ndeshje?

Kjo është një ndeshje që do shumë kujdes. Është një ndeshje që do ta shohë e gjithë bota. Lojtarët duhet të jenë të motivuar dhe me shumë dëshirë. Nëse nuk kanë dëshirë për të luftuar, më mirë të ndryshojnë profesion.

Keni parë ndeshjen e parë me Spanjën, çfarë do të donit të ndryshonit?

Çdo trajner ka mënyyrën e vet të të luajturit. Kemi lojtarë të ndryshëm dhe janë në gjendje të ndryshëm. Duhet të luftosh gjatë gjithë kohës, madje për 95 minuta, sepse nëse e humb përqendrimin për një minutë, atëherë Spanja të ndëshkon

Si do të luani?

Do të luajmë me tre mesfushorë. Kemi tre mungesa të rëndësishme, por gjithsesi ata që do të jenë në fushë do të japin më të mirën e mundshme.

A do të sulmojmë apo do të përpiqemi që të pësojmë sa më pak?

Ne do të luajmë me kurajë, por duhet të bëjmë kujdes. Do të përpiqei të shfrytëzojmë të gjithë mundëistë tona. Spanja nuk të lë të luash, por gjithsesi ne do të bëjmë lojën tonë.

Ju e njihni futbollin spanjoll, tani që ktheheni si trajner, çfarë ndjeni? Si do ta shfrytëzoni çështjen “Pike” që është hapur së fudnmi në Spanjë?

Sinqerisht unë mendoj se Pike është njeri me karakter dhe një njeri i drejtëpërdrejtë. Nuk dua ta ngatërroj këtë ndeshje me çështje politike, por unë e vlerësoj shumë Pikenë për karakterin që ka. Ai është lojtar i një niveli shumë të lartë. E respektoj shumë. Mendoj se nuk do të ketë problem që të menaxhojë si duhet situatën.

Rezultati për Shqipërinë nuk ndryshon gjë, por për Italiën mund të ndryshojë. Ju e keni menduar ndonjëherë këtë?

Unë do të doja që ekipi shqiptar të bëjë historinë me një rezultat të mirë, sepse ëhstë e rëndësishme për ne që të marrim një rezultat pozitiv. Megjithatë, nëse Spanja do të fitojë, ne do t’i japim dorën.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,687FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts