Pas mbylljes së seancës plenare të Kuvendit dhe përjashtimit të Lulzim Bashës nga Kuvendi nga Gramoz Ruci, pasi sipas këtij të fundit kryedemokrati ‘pushtoi’ foltoren’, Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar me urgjencë.
Në mbledhje pritet të vendoset qëndrimi që do mbajë PD në Kuvend.
Më herët Basha tha se parlamenti po shkel të drejtën e fjalës së lirë dhe qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e parlamentit. Basha tha se PD-së po i bëhet atentat.