Tuesday, January 31, 2023
HomePolitikëBalla: Nuk ka deputetë të veçantë apo superdeputetë.

Balla: Nuk ka deputetë të veçantë apo superdeputetë.

-

 

 Kreu i Grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur pas mbylljes së seancë parlamentare, nga e cila u përjashtua kryetari i PD-së Lulzim Basha pasi shkeli rregulloren sipas kryeparlamentarit Gramoz Rruçi.
Balla tha se Basha shkeli rregulloren ashtu si edhe deputetët e PD-së por se koha kur Kuvendi ishte teatër jo i këndshëm për shqiptarët, sipas tij ka mbaruar njëherë e përgjithmonë. Deputeti socialist tha se përjashtimi i Bashës tregoi se nuk ka deputetë të veçantë apo superdeputetë.

“Më vjen shumë keq dhe ndaj të njëjtin vlerësim me kreun e Kuvendit që respektimi i rregullores sot u zbatua ashtu siç parashikohen ndaj kryetarit të PD-së po ato janë të njëjta ndaj çdo deputeti dhe nëse çdo deputet do bënte të njëjtat shkelje i njëjti vendim do kishte qenë. Nuk gjejnë dot një nen të rregullores që të jetë shkelur në punimet e Kuvendit. Koha kur Kuvendi ishte një teatër jo i këndshëm për veshin e sytë e shqiptarëve ku ata që miratonin ligjet i shkelnin, ka mbaruar njëherë e përgjithmonë dhe sot rasti më i mirë për t’i thënë çdo deputeti se nuk ka deputetë të veçantë e as super deputetë. Edhe vetë e keni parë si më është ndërprerë fjala sot nga zoti Ruçi. Kjo duhet të jetë një praktikë pune që duhet të vazhdojë”, tha Balla.

I pyetur nëse do ketë një seancë tjetër për debatet për reformën zgjedhore ashtu siç kërkoi PD-ja, Balla tha se e vetmja seancë e përcaktuar është ajo e së enjtes.

“E paimagjinueshme se si PD sot shpërdoroi kohën në kundërshtim me rregulloren. Për sa kohë konferenca e kryetarëve ka përcaktuar dje me konsensus se kur janë seancat, është seanca e ditës së enjtes”, u shpreh Balla.

Kreu i grupit parlamentar nuk pranoi të komentonte thirrjen e Bashës që qytetarët të marrin në dorë parlamentin, por theksoi që deputetët duhet të respektojnë rregulloren.

“Nuk e komentoj këtë, e kam dëgjuar shpesh këtë thirrje. Jemi lodhur me këto thirrje. Kuvendi i Shqipërisë më në fund po hyn në një bindje që respektimi i rregullores do jetë i njëjtë për të gjithë dhe asnjë deputet nuk duhet të thyejë rregulloren. Do iu sugjeroja deputetëve të PD-së që rregullorja e Kuvendit lë hapësira për debat dhe diskutime por çdo deputet duhet të respektojë rregulloren”, deklaroi Balla.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,687FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts