Tuesday, April 16, 2024
HomeSportSpanjë-Shqipëri, ky pritet të jetë formacioni i kuqezinjve

Spanjë-Shqipëri, ky pritet të jetë formacioni i kuqezinjve

-

 

Kombëtarja shqiptare do vuajë mungesën e disa lojtarëve titullarë në dy ndeshjet e radhës për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Mungesave të Mavrajt, Kukelit dhe Roshit i shtohet edhe Sokol Çikalleshi i dëmtuar në stërvitjen e djeshme. Nga çka u kuptua nga seanca stërvitore e pasdites së djeshme, e cila ishte e fundit në tokën shqiptare, pritet që të shohim ndryshime rrënjësore në radhët e Kombëtares për ndeshjen me iberikët.

Në portë do të aktivizohet Etrit Berisha. Mbrojtja do të përbëhet nga katërshja: Veseli e Ajeti në qendër, të ndihmuar nga e majta me Memollën dhe në të djathtë nga Hysaj. Çudia ka qenë mungesa e kapitenit Agolli, i cili ndoshta nuk është në formën e tij më të mirë, por edhe Veseli.

Mesfushë të ngjeshur pritet të shohim në këtë përballje, me plot pesë lojtarë që luajnë pranë njëri-tjetrit. Kaçe-Xhaka do aktivizohen në qendër. Majtas pritet të luajë Latifi, ndërsa në të majtë Lila. Pak përpara dyshes Kaçe-Xhaka do të vendoset Memushaj.

Ndërsa në sulm pritet të jetë Sadiku, por Panuçi për disa minuta ia besoi jelekun e titullarit edhe Valon Ahmedit, sulmuesi i Mariborit. Megjithatë, ende nuk dihet nëse këto lëvizje që po bën Panuçi janë për të mbajtur të gjithë skuadrën e karikuar apo për të surprizuar kundërshtarin.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë:

Në portë: Etrit Berisha

Në Mbrojtje: Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Agolli

Në Mesfushë: Lila, Xhaka, Memushaj, Grezda, Lenjani

Në Sulm: Armando Sadiku

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts