Kryeministri Edi Rama akuzon opozitën se po i bëhet mburojë informalitetit. Në një postim në tëitter, Rama shkruan:
“Opozita front në mbrojtje të INFORMALITETIT.Ne mbrojmë njerëzit e zakonshëm.Asnjë biznes pa TVSH = FUND mashtrimit me lekët e popullit“.
Nga 1 janari 2018 edhe biznesi i vogël do të futet në skemën e TVSH-së.
Kjo është hera e parë që biznesi i vogël detyrohet të paguajë TVSH-në.
Në këtë skemë deri më tani ishin bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë.