Thursday, April 25, 2024
HomeEkonomi"Ekopolitikë" - Rritet taksa e banesave, ja sa do të paguani

“Ekopolitikë” – Rritet taksa e banesave, ja sa do të paguani

-

Taksa e banesave në që prej 1 janarit do të rritet. I ftuar në emisionin Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe   drejtori i politikave fiskale  në ministrinë e Finanacave dhe të Ekonomisë bëri me dije se taksa e banesave tashmë do të mblidhet në bazë të vlerës  ndërsa do të paguajnë më shumë ata qytetarë që kanë më shumë se dy shtëpi.

Qytetarët shqiptarë do të pagujanë më shumë taksa për banesat që prej 1 janarit  të vitit të ardhshëm. Sipas drejtorit të Politikave Fiskale Niko Lera tashmë taksa do të vendoset në bazë të vlerës së  pronës duke u mbështetur në çmimet referencë që përcakton qeveria.

I ftuar në emisionin “Ekopolitikë” ai ka sqaruar se ata qytetarë që kanë një shtëpi më të madhe dhe më të mirë do të paguajnë më shumë.

Lera: Është normale të kalohet në një sistem të taskës mbi pasurinë e cila bazohet në vlerë. Që do të thotë ai që ka shtëpi më të mirë të paguajë një taksë më të lartë. Deri në fund të vitit do të ketë një ligj që reformon taksën.

Ndërkohë rritje me të ndjeshme të taksës do të ketë për ata qytetarë që kanë më shumë shtëpi.

Lera: Besoj se për shtëpitë e dyta do të ketë një nivel tarifor më të lartë.

Vendosja e taksës së pronës pritet të arkëtohet në bazës të kadastërs fiskale e cila e cila do të regjistrojë të gjitha pronat e  patundshme sipas vlerës së tyre. Sipas drejtorit të politikave fiskale ky projekt tashmë është shumë pranë përfundimit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts