Friday, January 27, 2023
HomeEkonomiKonfederata e Sindikatave 3 kerkesa qeverisë: Paga e pensione dinjitoze

Konfederata e Sindikatave 3 kerkesa qeverisë: Paga e pensione dinjitoze

-

Konfederata e Sindikatave të Pavarura i ka bërë tre kërkesa qeverisë, për të siguruar punë dhe pensione dinjitoze. Sipas kreut të kësaj Konfederate, Kol Nikollaj qeveria duhet menjëherë të hartojë një ligj për sindikatat, të rrisë brenda vitit pagën minimale në 28 mijë lekë dhe të sigurojë statusin e minatorit dhe metalurgut.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka çelur fushatën 1-vjeçare për paga dhe pensione dinjitoze, duke i bërë tre kërkesa qeverisë për hartimin e një ligji të posaçëm për sindikatat, rritjen deri më 28 mijë lekë të pagës minimale si dhe dhënien e statusit për minatorët dhe metalurgët.
Kreu i kësaj konfederate, Kol Nikollaj i ka bërë apel institucioneve që këto kërkesa të shqyrtohen, pasi në të kundërtën do të ketë aksione konkrete për realizimin e tyre.

Kol Nikollaj: Së pari, duam një ligj për sindikatat dhe kontraktimin kolektiv. Duam kontrata reale korrektive. Së dyti, duam rritje të pagës minimale brenda vitit me 28 mijë lekë, rritje që duhet të kishte ëprfunduar që me mandatin e parë të qeverisë. Dhe kërkesa e tretë e cila është kërkesë themelore që ka të bëjë me qindra mijëra pensionistë, që kanë kontribuuar për ndërtimin e vendit, urgjent kërkojmë pajisjen me status për minatorët dhe metalurgët e Shqipërisë, që tashmë është kërkesë që ka vite dhe mendojmë se ka ardhur koha që t’a realizojmë.

Këto deklarata, Kol Nikollaj i bëri në kuadër të “Ditës Botërore të Punës së Denjë”. Puna e denjë mundëson siguri në vendet e punës dhe një mbrojtje sociale për punëtoret dhe familjet e tyre.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts