Sunday, February 16, 2025
HomePolitikëBasha firmosi udhëzimin për nisjen e analizës së zgjedhjeve të 25 qershorit.

Basha firmosi udhëzimin për nisjen e analizës së zgjedhjeve të 25 qershorit.

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha firmosi udhëzimin për nisjen e analizës së zgjedhjeve të 25 qershorit, nga të cilat selia blu mori vetëm 43 deputetë.

Për 8 javë me radhë degët do të zhvillojnë diskutime mbi 4 pika të mirëpërcaktuara ku ndër të tjera është edhe analizimi i rolit të figurave të tjera në fushatë, por edhe krahasimi i votave me zgjedhjet e shkuara.

Fillimisht analiza do të nisë në bazë grup seksioni, për të vazhduar më tej me paraqitjen e të dhënave në kryesinë e degëve. Do të jetë grupi i punës që do të formulojë një raport përmbledhës me gjetjet kryesore në terren të analizës, mbi funksionimin e partisë ecurinë e fushatës dhe rezultatin zgjedhjeve.

Pas përfundimit të raportit gjetjet do ti dërgohen sekretariatit organizativ të PD.

Në pikën e parë të udhëzimit në qendër të punës do të jetë analiza e detajuar e votave në çdo qendër votimi dhe verifikimi i të dhënave me zgjedhjet paraardhëse.

Po ashtu në shqyrtim do të merret edhe ndikimi i emigracionit dhe migrimit të brendshëm ku do të verifikohen votuesit e qëndrueshëm, ata që nuk dolën në zgjedhje, por edhe ato vota që PD ia kaloi partive të tjera politike.

Një tjetër pikë do të jetë edhe niveli i përfshirjes së strukturës dhe anëtarësisë në fushatë. Në këtë pikë kërkohet roli që kanë pasur figurat me potencial politik në PD dhe roli i të zgjedhurve vendor.

Po ashtu do të verifikohet edhe angazhimi i komisionerëve por edhe koordinimi me aletatët.

Një pikë e tretë do të jetë edhe analizimi i fushatës së kundërshtarëve. Për këtë kërkohet një vlerësimi i parave të shpenzuara nga kundërshtarët politikë. Mënyra e përdorimit, strukturat e angazhuara kriminale apo jo si dhe burimin e parave.

Po ashtu strukturat e PD do të evidentojnë persona konkretë në atë që selia blu e konsideron shit-blerje të votës.

Në pikën 4 të udhëzimit parashikohet edhe dhënia e mendimit mbi përfshirjen e anëtarëisë në fushatë. Ndër të tjera në udhëzimin e Bashës nënvizohet nisja e punës për reformën zgjedhore, ku deputetët përfshirjen në Kodin Zgjedhor të masave ndaj shit-blerjes së votave dhe transparencës së financave të partive.

Ja udhëzimi i Lulzim Bashës për analizën e zgjedhjeve të 25 qershorit

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts