Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëBasha akuzon Ramen se do t'i mbylle gojen opozites.

Basha akuzon Ramen se do t’i mbylle gojen opozites.

-

 

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se tentoi t’i mbyllte gojën opozitës përmes Gramoz Ruçit që sipas tij dhunoi rregulloren e Kuvendit gjatë seancës së kaluar parlamentare. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha tha se opozita do të intensifikojë aktivitetin parlamentar.

“Jam këtu për sa i përket qëndrimit të PD-së në seancë plenare dhe aktivitet parlamentar. Kjo në vijim të ngjarjes së shëmtuar të javës së kaluar dhe dy javëve të kaluar ku Edi Rama përmes Gramoz Ruçit u mundua të dhunojë rregulloren duke i mbyllur gojën opozitës. Kjo nuk ka për t’u pranuar kurrë dhe nuk do të ndodhë, e kundërta do të ndodhë. Ne do të intensifikojmë aktivitetin tonë parlamentar duke rikthyer një praktikë konform rregullores që është praktika e seancës së pyetjeve”, – paralajmëroi prerë kreu i PD-së.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts