Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëRama “hap” Pallatin e Brigadave, Basha ironizon.

Rama “hap” Pallatin e Brigadave, Basha ironizon.

-

 

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur sot pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së në lidhje me aksionin e mëtejshëm të kësaj force dhe veprimet në vijim.

Por nuk ka munguar ironia për vendimin e fundit të kryeministrit Edi Rama për hapjen e Pallatit të Brigadave në fundjavë për publikun.

“Do kërkojmë seancë pyetjes për të vendosur Ramën dhe ministrat e tij para përgjegjësisë, i cili po mundohet të largohet çdo ditë duke dalë një ditë si bahçevan e një ditë si kopshtar. Paska hapur dhe Pallatin Mbretëror për qytetarët. Këtej rrit taksat, këtej më shumë bar për qytetarët. Sigurisht që nuk është as bahçevan e as kopshtar është përgjegjësi për një Shqipëri të fundosur nga krimi, të vetmin vend që nuk i hapen negociatat”, tha Basha.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts