Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një mesazh të qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon një fabrikë të përpunimit të zorrëve në Lezhë.
Në mesazhin e tij, Berisha, bazuar tek të dhënat e denoncuesit, theksoi se kjo fabrikë kundërmon erë të keqe, duke e bërë situatën të padurueshme për qytetarët.
MESAZHI I BERISHËS
Qytetari dixhital denoncon:
Fabriken e perpunimit te zorreve ne Lezhe qe kundermon ere te padurueshme! sb
“pershendetje Z.Berisha uroj te jeni mir me shendet. Jam nje banor i Lezhes dhe doja te ndaja me ju nje shqetsim teper serioz,ne Lagjen Ish Ushqimorja (ILIRIA) ndodhet nje fabrike perpunimi zorresh te cilat perdoren per sallam, mbetjet e zorreve qe vijn nga Kroacia, Mali i Zi, Serbia etj bashk me lengun e tyre te qelbur hidhen ne kanal naten von ose dhe gjat dites,dhe era e tyre perhapet ne gjith lagjen aq shum sa smund te mbajm dritaret hapur sepse do marrim ndonje semundje a kancer, po na helmojn femijet sidomos, gjithashtu dhe te rriturit.kemi ber ankesa kudo ne institucionet perkatese kemi lajmeruar dhe mediat por askush nuk do tja dije pasi pronari i kesaj fabrike thuhet se esht ISH ZV.MINSTRI ALBAN ZUSI,,,do ju lutesha shum ta publikonit sepse spo mund te rrijm dot dhe para 2-3 ditesh disa femije te vegjel te ksaj lagje jan shtruar ne Spitalin Rajonal te Lezhes per kte problem qe po na merr jeten.Respekte doktor”