Friday, March 29, 2024
HomePolitikëRama i rikthehet shkarkimeve live për drejtorët.

Rama i rikthehet shkarkimeve live për drejtorët.

-

 

 Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në një takim, kryetarët e AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) në rrethe. Teksa vuri theksin tek korrupsioni në këtë sektor dhe problematikat e ndeshura në 4 vitet e kaluara, kryeministri Rama tha se do të vendoset një standard i ri në këtë drejtim.

Duke u shprehur se niveli i korrupsionit në këtë sektor është shqetësues, kryeministri iu është “rikthyer shkarkimeve live”. Teksa u është drejtuar me tone të ashpra drejtorëve të AKu në rrethe, ai tha se emëriemt e tyre janë bërë politike, dhe jo profesionale.

“Jemi të vetëdijshëm për mangësitë në infrastrukturë dhe punë inteligjente që duhet të bëjë AKU për analizat, standardet, mangësitë lidhur me njohjet dhe njohurit në radhë të parë, por edhe faktin e sot ka ende pajisje laboratorike që janë në kuti, se s’dinë t’i përdorin. Njerëzit janë futur në AKU për të marrë një rrogë, dhe jo për t’i gjetur punës njerëzit e duhur. Vendosja e AKU nën thundrën e pushtetit të tepsisë, edhe këtu mes jush ka njerëz që duhet të largohen vetë, se kanë ardhur si rezultat i partive dhe jo për rrjedhoje të profesionit apo aftësive. E dini vetë si keni ardhur, kush ju ka sjellë, pse ju ka sjellë, dhe pse nuk duhet të jeni drejtorë të AKU-së”, tha kryeministri Rama.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts