Saturday, January 28, 2023
HomePolitikëRama therret kryetaret e AKU ne nje takim,do te vendoset nje standart...

Rama therret kryetaret e AKU ne nje takim,do te vendoset nje standart i ri ne kete drejtim!

-

 

Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në një takim, kryetarët e AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) në rrethe. Teksa vuri theksin tek korrupsioni në këtë sektor dhe problematikat e ndeshura në 4 vitet e kaluara, kryeministri Rama tha se do të vendoset një standard i ri në këtë drejtim.

Kreu i Qeverisë theksoi se nuk do të lejohet më therja e kafshëve në rrugë, gjë që sipas tij në vendet e rajonit dhe të Europës dënohet me burg.

Rama tha se prioritet i AKU për 100 ditë e para të punës për këtë mandat do të jetë mbyllja e të gjithë thertoreve që ushtrojnë aktivitetin e tyre janë standardeve, apo therin kafshë në rrugë.

“AKU është një vatër e mbushur me korrupsion. Janë vënë gjoba korruptive, dhe ju e dini mirë për çfarë po flas. Therje në rrugë nuk mund të ketë më. Jemi i vetmi vend në kontinent që ther në rrugë. Në asnjë vend të rajonit dhe Europës, nuk theret gjë e gjallë në rrugë. Dhe për gjakun e derdhur në rrugë shkon në burg. Këtu thertoret janë të përhapur në të katra anët si dyqanet që shesin rroba. Mbyllja e thertoreve që nuk plotësojnë standardet dhe therin në rrugë, është plani prioritar i AKU për këto 100 ditë”, u shpreh kryeministri Rama.

Këtë vendim e ka përshëndetur edhe kryetari i ri i AKU-së, i cili u prezantua ditën e sotme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts