Friday, April 26, 2024
HomePolitikëBushati shprehet se ne thelb konstatimi i ish minsitrit Tahiri është i...

Bushati shprehet se ne thelb konstatimi i ish minsitrit Tahiri është i drejtë.

-

 

 Analisti Andi Bushati ka komentuar propozimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për disa ndryshime në Kodin Penal në lidhje me dhunimin e kafshëve si dhe dënimin e atyre që kapen për kultivimin e kanabisit, pasi sipas tij Shqipëria është i vetmi vend që jep të njëjtin dënim, si për një person që kapet me 1 gramë kanabis, ashtu edhe për dikë që kapet me tonelata. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Bushati tha se në thelb konstatimi i ish minsitrit Tahiri është i drejtë.

“Në thelb konstatimi ish- ministrit të brendshëm është i drejtë. Ne kemi thënë që po bëhet drejtësi për fukarenjtë dhe jo për peshqit e mëdhenj që nuk kapen. Ne akoma nuk kemi të dënuar të ‘mëdhenj’. Unë mendoj se ky është edhe një reflektim i Tahirit. Duhet përshëndetur edhe reflektimi i tij për ato që nuk ka bërë kur ishte ministër. Me lëvizjet të tilla, Tahiri kërkon një lloj tërheqje të vëmendjes ndaj vetes, pasi Xhafaj dhe Rama duket sikur po thonë që problemi ka qenë për shkak të Tahirit dhe jo PS”- tha Bushati.

Ndër të tjera Andi Bushati tha se personat që drejtuan me Tahirin nuk janë më në postet kyce dhe se ka spekulime që thonë se Rama u detyra ta shesë Tahirin për shkak të presionit ndërkombëtar.

“Xhafaj si ministër ka një betejë të hapur. Ata që drejtuan me Tahirin nuk janë më në postet kyçe. Ka spekulime që thonë e Rama u detyra ta shesë Tahriin për shkak të presionit ndërkombëtar. Duket sikur Rama dhe Xhafaj po mundohen që nuk është ky mëkati i PS, por Tahiri nuk ka drejtuar si duhet dhe është ai përgjegjësi. Sot po ta shihni fjalët e fundit që ka thënë Rama janë se ai ka ngritur policinë, por në prapaskenë thuhen ato që nuk thuhen me gojë. Propaganda e Rilindjes kjo është se ata nuk guxojnë të thonë që fajet i ka Tahiri, por duan të përcjellin në publik faktin se e shikoni ai e ka fajin dhe drejtuesit që kishte ai në ministri nuk janë më. Sa herë binte fjala për hashashin, Rama thoshte mediat e kazanit dhe tani falënderon opozitën që ka dhënë kontribut për denoncimet e kanabisit. Ka një kontradiktë dhe viktimë e kësaj kontradikte është edhe Tahiri për të cilin nuk thonë publikisht se ky është fajtori”- tha Bushati.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts