Deputetja e Shkodrës, Senida Mesi habiti të gjithë opinionin publik, kur kryeministri Rama e prezantoi si zëvendëskryeministre të kabinetit “Rama 2”.
Por jo vetëm kaq, pasi ditën e sotme, Senida Mesi është “numri një” i shtetit shqiptar.
Kjo gjë vjen vetëm për një arsye mjaft të thjeshtë, pasi Presidenti i vendit, Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë. Ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama sot ndodhet në Itali për një vizitë zyrtare.
Rrjedhimisht duke qenë se Rama dhe Meta ndodhen jashtë vendit, kompetencat për drejtimin e vendit bien në dorë të zv.kryeministres Senida Mesi.
Më herët në karrierën e saj Mesi kishte punuar në disa institucione financiare dhe si këshilltare bashkiake në qytetin e Shkodrës, por tani ndodhet në majat e pushtetit ekzekutiv.