Botohen dy librat e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli , një libër me aforizma dhe një me poezi.
“Nulla Dies Line Linea” titullohet libri me aforizma dhe “E bukura, lozonjarja, tokësorja Grua” titullohet libri tjetërme poezi.
Elona Agolli, vajza e të ndjerit Dritëro nuk ka mundur dot t’i mbajë emocionet e mëdha pas kësaj.
“Kalova një natë pa gjumë. Mendoja e kujtoja çaste të së shkuarës në të cilën kujtesa me zor përpiqej lehtas të trokiste … Por nxitja e orëve të pagjuma ishin këto dy libra . Ja dola mbanë. Përmbusha një dëshirë e lumturim . Tamam një vit më parë , babi më puthte në ballë i lumturuar duke ledhatuar kopertinën e Prit edhe pak.Dje , kur librat e rinj i mora në dorë , syri u lagështua , prekja u zbut , veshtrimi u përqëndrua i palëvizur;
Siç shihet e nanuritet një fëmijë ashtu ngaherë i jemi afruar krijesave -libra .
Më i gjallë se të gjallët je babushi im”, shkruan Elona tejet e emocionuar .