Friday, April 19, 2024
HomePolitikëParlament - Basha: Ky është fundi i Parlamentit t’i mbyllësh gojën opozitës

Parlament – Basha: Ky është fundi i Parlamentit t’i mbyllësh gojën opozitës

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi nga pjesa e jashtme e selisë së Parlamentit kryetarin e Kuvendit Ruçi se prej dy javësh bllokon debatin parlamentar që sipas tij synon t’i mbyllë gojën opozitës. Sipas Bashës, kjo do të çojë në krizën më të rrezikshme në 27 vite.

Basha: Ne nuk qeverisemi nga një qeveri e dalë nga vota por qeverisemi nga bandat që e sollën Edi Ramën dhe kabinetin e tij në ato karrige. Nuk ka dëshmi më të qartë se kjo. Nuk ka asnjë arsye Gramoz Ruçi të shkelë rregulloren përveç se ankthit të Edi Ramës për t’u përballur me të vërtetën.

Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë një përsëritje të një parlamenti kukull në duart e krimit dhe mafies dhe kukullave të tij. Ne do të luftojmë dhe do t’i rikthejmë Parlamentin qytetarëve me të gjitha format që opozita ka në dispozicion dhe për këtë kërkojmë aleancë me qytetarët e ndershëm, medias së pa kapur, shoqërisë civile dhe natyrisht aleatëve ndërkombëtar.

Ky është fundi i Parlamentit t’i mbyllësh gojën opozitës. Kemi dy javë që nuk na lejohet debati. Ta zëvendësosh debatin publik me frontin popullor, kjo nuk mund të ndodhë. Asgjësimi i debatit parlamentar do të çojë në krizën më të rrezikshme të demokracisë në 27 vite. Ne duam me çdo kusht ta evitojmë këtë krizë.

Ne duam me çdo kusht që t’i evitojmë Shqipërisë koston e një përplasjeje, por ajo është e pashmangshme në qoftë se Edi Rama dhe masha e tij Gramoz Ruçi një kurs përplasje me aspiratat e shqiptarëve për një vend të lirë nga krimi ku mund të jetohet me taksa të ulëta.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts