Monday, February 6, 2023
HomePolitikëKuvend - Basha sulmon mazhorancën: Gjysma e deputetëve këtu i ka sjellë...

Kuvend – Basha sulmon mazhorancën: Gjysma e deputetëve këtu i ka sjellë krimi

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka sulmuar mazhorancë në Kuvend duke thënë se gjysma e deputetëve të PS janë kukull dhe i ka sjellë në Parlament krimi.

“Për cfarë qeshni këtu ju kukulla që gjysma këtu ju ka sjellë krimi. Disa prej jush kanë punuar ndershëm, por nuk ju la shteg tjetër. Që vjen këtu flet dhe nuk flet për krimin”, tha Basha

Basha: Për çfarë qeshni ju?! Qeshni për ata që u vranë në Lushnje para dy ditësh. Apo për atë plakun që u plagos nga breshëria. Për çfarë qeshni ju?! Apo për atë 8-vjeçarin që u plagos nga tritoli në Vlorë. Për çfarë qeshni ju?! O kukulla pa integritet, pa personalitet. Gjysma prej jush ka ardhur këtu, ju ka marrë për dore krimi, ju ka caktuar krimi, e dini fare mirë. Disa prej jush kanë punuar ndershëm, por nuk ju la shteg tjetër ky këtu, që vjen sulmon një orë opozitën dhe nuk guxon të thotë një fjalë për krimin. Pse ? E di vetë se pse. Sepse ai është njësh me ta, dhe nuk ka nevojë të tregoj fotot për këtë. I keni pasur këtu dhe i keni akoma këtu. Për çfarë?!

/Oranews.tv/

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,698FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts