Makiavelin që është nga Firenze e Italisë, Grida Duma e ka bërë me origjinë Lindja e Largët.
Pas kësaj ka reaguar ish-deputetja e PS Ledi Shamku e cila me nota të forta sarkastike shkruan:
“Jepi Grida jepi! Mjerë studentët që të kanë pasur “zysh”!!!
Ta quash fiorentinin Niccolò Macchiavelli një mendimtar të Lindjes së Largët ekspert në fitoret e betejave – pra ta ngatërrosh fiorentinin me San Xu-në (Sun Tzu), i bie që ke ngatërru pikën e vlimit me këndin e drejtë, kuptove? Apo prit: Quajmë “pikë vlimi”…. – të vazhdoj?
Veç kësaj, janë nja 22 shekuj në mes; njëri është i shek. VI para Krishtit e tjetri i shek. XVI pas, kuptove?!”.
Çfarë tha Duma:
“Ashtu siç shumë kohë më parë Makiaveli, një mendje tjetër e ndritur e Lindjes së Largët dhe e strategjisë thoshte që: Fitimtari e fiton luftën shumë më parë se sa të zbresë në fushë-betejë, se në fushën e betejës luftën e kërkon ta fitojë vetëm humbësi”./newsbomb