Friday, April 26, 2024
HomeKronikaVIDEO/ Këngëtarë dhe politikanë, kush ishin klientët VIP të vajzave të arrestuara...

VIDEO/ Këngëtarë dhe politikanë, kush ishin klientët VIP të vajzave të arrestuara në Tiranë

-

Dy ditë më parë Policia e Tiranës shkatërroi një rrjet prostitucioni, ku u arrestuan 10 persona. Ky rrjet funksiononte duke gjetur klientë nga vet organizatorët dhe më pas transporti i vajzave të reja bëhej me taksi.

Pjesë  e këtij rrjeti si klientë, kanë qenë edhe persona VIP. Këngëtarë dhe biznesmenë kanë qenë disa prej klientëve të këtij rrjeti, sqaruan burime nga Policia e Tiranës.

Këta klientë VIP mendohet se paguanin 100-150 euro për të marrë shërbime seksuale. Në momentin që Policia ndërhyri për të arrestuar personat e përfshirë, te një hotel te Tregu Elektrik, gjeti një prej vajzave që shfrytëzohej për prostitucion, bashkë me dy klientë në të njëjtën dhomë. Të dy klientët kishin paguar 200 euro tek organizatorët e këtij rrjeti.

Në momentin e ndërhyrjes në dhomën e hotelit është gjetur edhe kokainë, e cila mendohet se sigurohej nga organizatorët. Ata që gjenin klientët ishin: Albina Kasaj, Jani Murati Gëzim Kasëm), Ruzhdi Gapi, Edmond Shkalla, Altin Sulejmanasi dhe Elton Mimini, të cilët ishin në rolin e organizatorit në këtë rrjet prostitucioni.

Taksistët që bënin transportin e vajzave ishin Rushdi Gapi dhe Gëzim Kasëmi që çonin vajzat në hotelin te tregu elektrik, në pronësi të A. Ndoja. Vajza të moshës 25-30 vjeç shfrytëzoheshin kundrejt pagesave nga ky rrjet prostitucioni. /Shqiptarja.com

 

 

© SYRI.net

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts