Pas fitores me Lushnjën, trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka, është shprehur i qetë duke qëndruar me këmbë në tokë. Për Gjokën, ky 3-pikësh është një oksigjen për skuadrën, ndërsa vuri theksin edhe njëherë tek puna që duhet bërë në të ardhmen. Gjoka foli edhe për dëmtimet e lojtarëve të skuadrës shkodrane, ku garantoi se mesfushori Hasani do të jetë i gatshëm për sfidën e rradhës ndaj Luftëtarit, po në Shkodër.
“Sot ky 3 pikësh ishte një oksigjen. E dërguam ndeshjen në një moment në vështirësi. Duhet të punojmë më shumë në të ardhmen. Nuk është e lehtë të zhbllokohesh kaq lehtë. Ndeshjen e rradhës do të përgatitemi më mirë. Kemi humbur shumë raste këtë ndeshje. Duhet të fitojmë besimin tek vetja. Përsa i përket dëmtimeve, Gocaj ka rrezikuar, ndërsa Hasani do të jetë i gatshëm për ndeshjen e rradhës. Por, ne kemi edhe disa lojtarë të tjerë të dëmtuar.” – tha ndër të tjera Gjoka.
Vllaznia do të luajë përsëri në Shkodër, ku do të presë në fundjavë Luftëtarin dhe javën e ardhshme ekipin e Laçit.