Friday, April 19, 2024
HomePolitikë"Ka drejtues shkollash që janë "out", Rama: Kush nuk e meriton të...

“Ka drejtues shkollash që janë “out”, Rama: Kush nuk e meriton të hapë krahun!

-

 

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në prezantimin e buxhetit për vitin 2022 të Ministrisë së Arsimit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se për të gjithë mësuesit do të ketë rritje pagash me këtë buxhet të ri për të gjithë mësuesit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë vuri në dukje domosdoshmërinë e një rritjeje cilësore të drejtimit të shkollës.

RamaNe kemi bërë shumë dhe gjithmonë kur them shumë duhet bëtë skonto, se sa herë them shumë është raport me nga ku jemi nisur, jo raport me ku duam të shkojmë. Kemi bërë shumë për mësuesit, për t’i nxjerrë nga vorbulla e tmerrshme e pasigurisë për shkak të politizimit, për shkak të ndërhyrjeve, korrupsionit, bakshishit, të fisit, ët tarafit që e bënte pozicionin e tyre komplet të pasigurt dhe për t’i dhënë mundësinë të gjithë mësuesve që ta realizojnë këtë me meritën e tyre, përmes një sistemi objektiv që bëhet me meritën e tyre.

Pavarësisht rasteve të shpërdorimit me këtë sistem, ajo që mund të thuhet është se janë një % shumë e vogël në raport me pjesën tjetër. Kemi drejtues shkolla sh që nuk e meritojnë, kemi drejtues shkollash që janë nën nivelin e pjesës më të madhe të mësuesve dhe të mësuesve të një kolektivi mësimor, kemi drejtues shkollash që janë “out” dhe këtu është e qartë për mua, është e qartë për ministren, që duhet ndërhyrë në mënyrë që drejtuesit me vlerë të mbështeten dhe të motivohen maksimalisht, ndërsa drejtuesit që i ka kaluar me kohë e me vakt koha të largohen.

Rama shtoi se nuk ka rëndësi se “çfarë bindjesh politike ke, nuk ka rëndësi se nga je, nuk ka rëndësi se çfarë statusi financiar ka bashkëshorti ose se çfarë lidhjesh ka familja, rëndësi ka aftësia dhe merita. Duhet bërë një skanim i plotë, objektiv i drejtë, i të gjitha kapaciteteve drejtuesve të shkollave dhe kush nuk e meriton të hapë krahun për t’ja lënë vendin dikujt tjetër.”

Rama: Tek drejtuesit nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Kjo është shumë e rëndësishme. Nëse ne nuk kemi drejtimin e shkollës në nivelin e duhur në çdo shkollë, atëherë të gjitha këto që folëm mbeten të cunguara sepse pa një drejtim nga lart brenda shkollës është e pamundur.

Kreu i qeverisë e mbylli fjalën e tij duke u shprehur se duhet më shumë motivim për mësuesit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts