Saturday, December 10, 2022
HomePolitikëNisma e LSI për regjistrin kombëtar për të dënuarit për krime seksuale,...

Nisma e LSI për regjistrin kombëtar për të dënuarit për krime seksuale, Xhixho letër Nikollës: Të përshpejtohet procedua

-

 

Lëvizja Socialiste për Integrim i është drejtuar me një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla ku i kërkon përshpejtimin e procedurave në lidhje me nismën për krijimin e një regjistri kombëtar për të dënuarit për krime seksuale.

Këtë fakt e ka bërë të ditur nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho përmes një reagimi në ‘Facebook’. Kjo e fundit thekson se është kërkuar përshpejtim i procedurave për dy drafte të paraqitura.

REAGIMI I XHIXHOS
Në përgjigje të interesimit të madh të shumë shoqatave dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e grave dhe fëmijëve të dhunuar veçanërisht, të opinionit publik por edhe të shumë institucioneve kushtetuese, për të bërë efektive nismën ligjore për miratimin sa më parë të projektligjit “Regjistri Kombëtar i të dënuarve për krime seksuale” po ju bëj me dije se i jam drejtuar me një letër kryetares së Kuvendit, me anë të së cilës i kërkoj përshpejtimin e procedurave për përfshirjen e të dy drafteve të paraqitura, njërin nga unë dhe tjetrin nga zonja Iris Luarasi në kalendarin e punimeve të Kuvendit brenda ketij muaji që është edhe muaji Fiongos Blu që simbolizon ditët ndërkombëtare kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe të drejtat e tyre.

Letra e plotë:

E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,
Më lejoni t’ju bëj me dije se më datë 5 nëntor 2021, kam depozituar sipas rregullores së Kuvendit, nismen time ligjore me objekt shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Regjistri Kombëtar i të dënuarve për krime seksuale”.

 

 

  • foto galeri
  • Meqenëse që prej shumë vitesh janë bërë përpjekje për të rregulluar me ligj mungesën në legjislacionin shqiptar të detyrimit për të krijuar regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale, por që gjithnjë kanë mbetur përpjekje në tentativë, e ndërmora këtë nismë për të bërë të mundur që edhe në Shqipëri të aplikohet një standard ligjor i njejtë si në shumë vende të BE-së edhe për këtë kategori njerëzish të dënuar për krime seksuale.

Ndërkaq, kam mësuar se një tjetër nismë ligjore me të njejtin objekt është depozituar ne Kuvend nga organizata të shoqërise civile, ç’ka në thelb shpreh ndjeshmërinë e lartë të shoqërisë për këtë çështje.
Kësisoj zonja Kryetare, mendoj se eshtë në nderin tonë si Kuvend që keto dy nisma t’i trajtojmë me prioritet dhe vëmendje të veçantë, për të mundësuar miratimin e një ligji sa më funksional dhe efektiv.
Duke e njohur dhe çmuar ndjeshmërinë tuaj ndaj problematikës shqetësuese të akteve kriminale të dhunës seksuale, e në veçanti të dhunës seksuale ndaj të miturve, me angazhimin e plotë për të kontribuar maksimalisht si nismëtare e projektligjit që të krijojmë një klimë pune gjithëpërfshirëse dhe transparente, me seriozitetin që meriton trajtimi i çështjeve me ndjeshmëri të lartë në opinionin qytetar, dhe duke marrë në konsideratë edhe faktin se gjendemi në muajin e Fiongos Blu që simbolizon ditët ndërkombëtare kunder dhunës ndaj femijeve dhe të drejtat e tyre,
e gjej me vend t’ju kërkoj që të dy propozimet e administruara tashmë nga administrata e Kuvendit, të përfshihen sa me parë në kalendarin e punimeve të Kuvendit.
E bindur në ndjeshmërinë dhe mirëkuptimin tuaj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,601FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts