Wednesday, May 1, 2024
HomePolitikë''Open Balkan''/ Rama: Kemi ende vështirësi, rajoni nuk ka paqe përfundimtare

”Open Balkan”/ Rama: Kemi ende vështirësi, rajoni nuk ka paqe përfundimtare

-

 

Kryeministri Edi Rama i ftuar përmes një lidhje “Skype” në televizionin francez “France 24”, komentoi nismën “Ballkani i Hapur”.

Ai tha se kjo nismë nuk parashikon kufizime dhe është e hapur për të gjithë, e qëllimi është përmirësimi i jetës të qytetarëve. Po ashtu, ai shtoi se konfliktet e mëparshme mes shteteve të Ballkanit janë ata që nuk po e çojnë përpara këtë proces.

Këtu përmendi edhe Kosovën, e tha se ajo është shtet i pavarur dhe sovran e duhet të njihet nga Serbia si e tillë. Rruga sipas kreut të qeverisë shqiptare është ajo e ndjekur nga Franca me Gjermaninë, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Së pari nisma Ballkani i Hapur është dera e hapur për të gjithë vendet e Ballkanit pa kushte, por ideja është të mos mbetemi viktimë e vetos së dikujt apo një tjetri. Ne duam të bëjmë një gjë të mirë për njerëzit. Nuk është e lehtë sepse është një proces paqeje ne nuk kemi paqe përfundimtare në Ballkan. Problemi i Serbisë me Kosovën që Kosovës që është një shtet i pavarur, sovran dhe që duhet të njihet nga Serbia. Por në të njëjtën kohë ka mësime për t’u nxjerrë nga historia. Le të citojmë Francën që është një shembull i jashtëzakonshëm ajo që bëri me Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore është rruga”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts