Sunday, April 28, 2024
HomeShendetesiVala e katërt e pandemisë po përhapet shpejt nëpër Europë, OBSH: Mos...

Vala e katërt e pandemisë po përhapet shpejt nëpër Europë, OBSH: Mos i vononi masat anticovid!

-

 

Vala e katërt e Covid-19 po përhapet me shpejtësi nëpër Europë, duke sjellë rekorde infektimesh në disa shtete. OBSH-ja u kërkon vendeve të marrin që tani masat për të evituar fatalitetet. Një kërkesë është edhe për fuqizimin e fushatave për vaksinimin e qytetarëve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka udhëzuar shtetet të mos e vonojnë aplikimin e masave mbrojtëse kundër Covid-19 për të ndalur përkeqësimin.

Varianti Delta i koronavirusit që qarkullon tani është më infektues sesa të tjerët.

“Sa më parë të veprojmë, ka mundësi që aq më pak masa do na duhen,” tha ekspertja e OBSH-së, pa specifikuar cilat shtete duhet të ndërhyjnë.

Maria van Kerkove shtoi se masat duhet të jenë mbajtja e maskave, distancimi, ajrimi i ambienteve të mbyllura, shmangia e tubimeve në hapësira të vogla dhe zhvillimi i punës nga shtëpia.

Europa është bërë sërish epiqendra e pandemisë dhe disa vende po mendojnë të rikthejnë izolimet.

Qindra qytetarë holandezë dolën të premten në Hagë duke protestuar kundër qeverisë e cila vendosi për izolimin e pjesshëm të Holandës.

Për të ndalur përhapjen e virusit, nga e shtuna për tri javët e ardhshme, baret, restorantet, hotelet dhe supermarketet duhet të qëndrojnë mbyllur nga ora 8 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.

Rreth 65 për qind e popullsisë së eurozonës është vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës, por shifrat po ulen.

Gjermania dhe Austria shohin një lidhje mes refuzimit të qytetarëve për t’u vaksinuar dhe rasteve të reja rekord.

Nga e shtuna, testet e Covid-19 në Gjermani do të ofrohen sërish falas.

“Në disa rajonale spitalet kanë arritur kapacitetin maksimal dhe nuk kemi shenja se situata do të përmirësohet. Situata në gjithë Gjermaninë supozojmë se ka për t’u përkeqësuar. Dhe po nuk u morën masa shtesë, vala goditëse e kësaj pandemie do të jetë e pandalshme,” tha kreu i institutit publik të shëndetit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts