Saturday, April 27, 2024
HomeKronikaLojëra fati në katin e dytë të një pallati, arrestohet organizatori dhe...

Lojëra fati në katin e dytë të një pallati, arrestohet organizatori dhe punonjësi, një klient kapet me kokainë

-

Një operacion i policisë së Tiranës kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit ka çuar në sekuestrimin  e 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.

Në pranga janë vënë 3 shtetas si dhe janë proçeduar 14 të tjerë.

“Në vijim të operacionit “Fati i Lojrave”, specialistët në Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme  në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në rrugën “Konferenca e Pezës”, në katin e dytë të një pallati, në një ambient ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojrave të fatit dhe konsumohej lëndë narkotike kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në këtë ambient. Si rezultat u  kapën  dhe u  arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 45 vjeç; V. M., 40 vjeç dhe G. K., 45 vjeç, të tre banues në Tiranë” njoftoi policia.

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientin e marrë me qera nga shtetasi V. M., 40 vjeç dhe punonjës shtetasi A. M., 45 vjeç, shërbimet e Policisë konstatuan 14 shtetas  duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme e organizimit të lojrave të fatit. Këta shtetas në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë.

Ndërsa shtetasit G. K., 45 vjeç, klient, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme proçeduriale.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts