Saturday, April 27, 2024
HomeKronikaMblidhnin paratë e trafikut të drogës për llogari të bosëve, sekuestrohen 800...

Mblidhnin paratë e trafikut të drogës për llogari të bosëve, sekuestrohen 800 mijë euro në Itali, në pranga dy shqiptarët

-

 

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi karabinerët i kanë kapur me një shumë parash prej 800 mijë eurosh.

Mediat italiane, bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shqiptarët të moshës 19 dhe 28 vjeç, ndërkohë identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.

Dyshohet se shqiptarët ishin pjesë e ‘zinxhirit’ të trafikut të drogës që merret vetëm me transferimin e parave të drogë. Shqiptarët kishin fshehur paratë në një apartament në Rozzano.

Si ranë në prangat e policisë shqiptarët:

Policia në bazë të disa hetimeve kishin identifikuar një apartament në të cilin sipas tyre bëhej trafiku i drogës. Karabinerët panë që nga apartamenti dolën dy të rinj të cilët ishin nisur për të shkuar te një parking aty afër, ku dikush po i priste në një makinë.

Njëri nga dy të rinjtë u ka marrë një shumë parash atyre që ndodheshin në makinë dhe është larguar duke e lënë shokun e tij atje. Pasi ka marrë paratë ai ka hipur në një makinë dhe është munduar që të largohet por që nuk u ka shpëtuar oficerëve.

Policia e ka kapur dhe pas kontrollit nënë çantën e shpinës, ata gjetën shumë e parave që kishte marrë nga personi në park, që nuk dihet se kush është.

Më pas kanë vendosur të kontrollojnë banesën e dy të rinjve, ku dhe gjetën 800 mijë euro.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts