Thursday, August 11, 2022
HomePolitikëMeta takim me Lajçak: Shqipëria mbështet plotësisht dialogun Kosovë – Serbi, ka...

Meta takim me Lajçak: Shqipëria mbështet plotësisht dialogun Kosovë – Serbi, ka ardhur koha për njohjen reciproke

-

Presidenti i vendit Ilir Meta gjatë vizitës në Kosovë u takua edhe me përfaqësuesin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Zoti Meta ka ndarë detaje nga takimi dhe shpreh mbështetjen e plotë të Shqipërisë në procesin e dialogut.

Presidenti gjithashtu shprehe se ka ardhur koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohjen reciproke të dy vendeve.

“Kënaqësi të takoja në Prishtinë, Përfaqësuesin e Bashkimit Europian, për dialogun Kosovë – Serbi, z.Miroslav Lajçak.

Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke vlerësuar se tashmë është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke të të dy vendeve.

Së bashku vlerësuam rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit dhe gjithë iniciativave të tjera gjithëpërfshirëse për integrimin rajonal dhe europian të vendeve tona.”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts