Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëMarreveshja: Krijohet entitet i njëjtë territorial në kufi, 300 mijë banorë përfitojnë...

Marreveshja: Krijohet entitet i njëjtë territorial në kufi, 300 mijë banorë përfitojnë shërbime si shtetas të Shqipërisë e Kosovës

-

Firmoset sot marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për rregullimin e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

Kjo marrëveshje do të mundësojë lehtësimin, apo lejet e posaçme që do të marrin banorët e zonave kufitare të të dyja vendeve, për të lëvizur lirisht jo vetëm në pikat kufitare

Përkufizohet lëvizja e lirë e banorëve të brezit kufitar.

Bëhet fjalë për krijimin e një një etnitet territorial-administrativ, i njëjtë 30 km në brendësi të Shqipërisë dhe 30 km në brendësi të Kosovës ku shtetasit në të dy anët do të përfitojnë shërbime të njëjta në Kosovë dhe në Shqipëri, sikur të jenë shtetas përkatësisht të të dy shteteve.

“Janë rreth 300 mijë banorë, që do të përfitojnë drejtpërdrejt nga ky lehtësim. Do të thotë që mund të ndjekë lirisht shkollën që nga fillorja e deri në të mesmen, në varësi të vendndodhjes së institucioneve arsimore në të dy anët e kufirit. Mund të shkojë të punojë në të dy anët e kufirit, pa pasur nevojë për asnjë dokument, për asnjë leje, pra me një qarkullim krejtësisht të lirshëm.” tha ministri i Brendshëm i Shqipërisë.

Këtyre banorëve do tu jepet një leje kalimi e veçantë.

“Banorët do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm me leje kalimi të veçantë në zona kufitare të përcaktuara përgjatë tërë vijës kufitare mes dy vendeve në brendsësi të territorit deri në 30 km në secilën anë”

Nxënësit do të kenë më të lehtë qasjen në shkollim andej apo këtej kufiri. Do të hapen pika kufitare të përkohshme kalimi kurdo që të jetë nevoja, për festa, aktivitete kulturore, sportive apo emergjenca. Do zhvillojhet ekonomia dhe tregjet lokale” tha ministri Svelça.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts