Thursday, August 11, 2022
HomePolitikëPresidenti Meta: Lavdi rinisë studentore!

Presidenti Meta: Lavdi rinisë studentore!

-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar të gjithë shqiptarët për ditën e rinisë, 8 Dhjetor.

Nëpërmjet një video, teksa bën vrapin e mëngjesit, Meta thotë “Mirëmëngjes të gjithëve dhe gëzuar 8-Dhjetorin, ditën e rinisë. Lavdi rinisë studentore.”

Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, 8 Dhjetori përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Vlerat e kësaj dite bëhen gjithnjë e më shumë vlera kombëtare, sepse ndryshe nga ngjarjet e tjera 8 dhjetori nuk pati dy palë, një fituese dhe një të humbur.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,430FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts