Friday, April 26, 2024
HomeKronikaShpërndanin trajtime për Covid-19/ Europol godet biznesin e paligjshëm të falsifikimit të...

Shpërndanin trajtime për Covid-19/ Europol godet biznesin e paligjshëm të falsifikimit të barnave, 544 të arrestuar në Europë, sekuestrohen 63 milionë euro

-

Policia në vendet evropiane ka bërë 544 arrestime dhe ka sekuestruar një numër steroidesh anabolike të paligjshme dhe placebo, duke përfshirë pilula të supozuara për trajtimin e Covid-19, tha sot Europol.

Operacioni, i kryer në të gjithë kontinentin evropian nga prilli në tetor, çoi në sekuestrimin e barnave të falsifikuara dhe anabolikëve me një vlerë totale prej 63 milion euro. Objektivi ishin 33 “grupe kriminale” që trafikonin steroid anabolikë, hormone, droga metabolike dhe droga të tjera, sipas zyrës evropiane me qendër në Hagë.

Autorët kryesisht trafikonin ilaçe kundër kancerit, analgjezik, anksiolitikë dhe medikamente për trajtimin e disfunksionit erektil.

lg.php.gif

lg.php.gif

Që nga fillimi i pandemisë ata bënë përpjekje të mëdha edhe për përgatitjen e barnave që janë shumë të kërkuara. “Për të rritur fitimet e tyre, rrjetet kriminale janë fokusuar në shpërndarjen e trajtimeve dhe dezinfektuesve të rremë për koronavirusin , të cilët më pas shiteshin online”, shpjegoi Europol.

lg.php.gif

Ndër të tjera, 3 milionë ilaçe të supozuara për Covid-19, maska mbrojtëse dhe dezinfektues u konfiskuan dhe autoritetet mbyllën pesë laboratorë të paligjshëm.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts