Gjatë qendrimit në Kosovë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u prit në një takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Balla, përmes një postimi në rrjetin social facebook, deklaron se marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive në Mbledhjen e Elbasanit ishin një hap i madh në drejtim të lehtësimit të lëvizjes në dy anët e kufirit, njohjes së diplomave apo kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe krijimit të hapsirave më të mëdha të bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve tona.
Sipas Ballës, do vijojë puna për forcimin e bashkëpunimin edhe në nivel të grupeve parlamentare.
Postimi i plotë i Taulant Ballës: