Saturday, August 13, 2022
HomeAktualitetNdryshim protokolli në arsim për më pak dhunë tek të rinjtë

Ndryshim protokolli në arsim për më pak dhunë tek të rinjtë

-

Krijimi i një mjedisi të sigurt në shkolla ishte temë diskutimi mes mbi 420 nxënësve, 210 mësuesve e prindërve në një takim të organizuar nga rrjeti “Barazi në vendimmarrje”. Sipas pjesëmarrësve fenomeni i bullizmit në institucionet arsimore mund të evitohet nëpërmjet ndërhyrjeve në protokollet e institucioneve arsimore ku forcohen marrëdhëniet mësues-nxënës.

“Një nxënës i klasës së nëntë mund të bullizojnë klasën e gjashtë, shtatë pasi pëefitojnë që janë më të vegjël dhe nuk mund t’i kundërvihen.”

Injektimi i një kulture kudër dhunës dhe formave të saj që në moshë të vogël është ende sfidë për Shqipërinë.

Edlira Çepani, drejtoreshë ekzekutive në rrjetin “Barazi në vendimmarrje” thotë se fenomeni i bullizmit në shkolla mund të evitohet nëpërmjet një ndërhyrje në protokollet e institucioneve arsimore ku forcohen marrëdhëniet mësues nxënës.

“Është një formë shumë e shëmtuar e dhunës e cila duhet të luftohet në shkolla. Ajo që ne kemi bërë është që jemi munduar të ngremë protokolle të reagimit institucional ndaj bullizmit,” tha Çepani.

Tri janë shtyllat kryesore që pritet të sjellin ndryshim dhe më pak dhunë.

“Tre shtylla janë kryesore; parandalimi për të cilin po mundohemi të kontribuojmë edhe ne, trajtimi ku hyjnë strukturat e policisë, strukturat e mekanizmit ët referimit të dhunës dhe sanksionimi,” tha Çepani.

420 nxënës, 210 mësues e prindër e të tjerë u bënë pjesë e aktivitetit e cila ka për qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt shkollor.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts