Thursday, August 18, 2022
HomePolitikëDrejtuesit e PD në Shkodër kyçin me dry e zinxhirë derën e...

Drejtuesit e PD në Shkodër kyçin me dry e zinxhirë derën e selisë për të penguar referendumin e 18 dhjetorit

-

Pas urdhrit nga Tirana, drejtuesit e degës së PD Shkodër kanë kyçur me dry selinë blu në këtë qytet.

Skandali është denoncuar nga anëtarët e Kryesisë së PD, të cilet e quajnë absurde sjelljen dhe urdhrin e dhënë nga Lulzim Basha.

“Dëshpërimi që ka kapluar pseudotolerantat dhe gjithëpërfshirësit Bashistë shprehet mirë në aksionin e mbylljes me zinxhirë të degës së PD-së Shkodër. I bëj thirrje kryetarit të degës z. Xhevdet Amuli të distancohet nga kjo lajthitje pasi dega nuk është pronë private. Kjo është përçarja më e madhe që po induktohet nga ish kryetari dhe deputeti Lulzim Basha. Turp” shkruan Ervin Gjini, anëtar i kryesisë së PD Shkodër.

Mbyllja është bërë për të mos lejuar përgatitjet për 18 dhjetorin, referendumin për shkarkimin e Bashës.

Mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha po bëhen gati për këtë datë, ku pas mbylljes se selisë kanë bërë me dije për Ora News se do të përcaktojnë vende të tjera për mbajtjen e referendumit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,441FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts